TIRANE - Komisioni Europian do të publikojë të mërkurën progres-raportin për Shqipërinë, ku pritet të rekomandohet hapja e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian. Burime brenda BE-së bëjnë të ditur për Shqiptarja.com se raporti prej 90 faqesh flet kryesisht për progres.
Sipas të njëjtave burime, në raport theksohet se për 90% të çështjeve ka pasur ecuri të vogël ose të mirë, ndërsa theksi vendoset tek zbatimi i reformës në drejtësi, veçanërisht në procesin e Vettingu-t.
Komisioni Europian kërkon hapa serioze dhe konkrete të zbatimit të Reformës në Drejtësi, ndërsa e konsideron të rëndësishme reformën zgjedhore.
KE rekomandon më shumë punë për hetimin e korrupsionit në nivele të larta, ndërsa vlerëson pozitivisht situatën ekonomike. Në raport thuhet se sektori financiar mbetet stabël, ndërsa tregu i punës është përmirësuar.
Raporti i Komisionit Europian do ti çohet Këshillit Europian, që përbëhet nga kryeministrat Bashkimit Europian, të cilët në dhjetor do të shprehen nëse janë dakord ose jo me propozimin e KE.
Rama: Nesër presim lajmin e shumëpritur
"Nesër presim lajmin e shumëpritur nga Komisioni Europian". Kështu shkruan kryeministri Edi Rama në faqen e tij në "Facebook" një ditë përpara publikimit të progres-raportit të KE-së për Shqipërinë, që pritet të rekomandojë hapjen e negociatave për anëtarësim.
"Faleminderit Parlamentit Europian. Keqardhje e thellë për PD që doli kunder Shqiperise! Neser presim lajmin e shumepritur nga Komisioni EU😀"- shkruan Rama.
(er.nu/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO