Çelja e negociatave me BE, Donald Tusk mbërrin javën e ardhshme në Tiranë

Çelja e negociatave me BE, Donald Tusk mbërrin javën e ardhshme në Tiranë

Presidenti i Këshillit të Europës, Donald Tusk

TIRANË- Presidenti i Këshillit të Europës Donald Tusk do të vizitojë Tiranën javën e ardhshme.

Burime për Report Tv, bëjnë me dije se Tusk do të mbërrijë në kryeqytet në datën 17 shtator ku pritet të zhvillojë takime me krerët dhe drejtuesit politikë të Shqipërisë, në fokus të së cilave do të jetë çështja e hapjes së negociatave. Ndërkohë ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca e ka cilësuar prezencën e Tusk shumë të rëndësishme.

Kur kanë mbetur rreth një muaj nga vendimi i BE-së, për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE-në, në vendin tonë ka pasur zhvillime të rëndësishme. Kryeministri Edi Rama ka qenë këtë të premte në Berlin, në një takim me kancelaren gjermane Angela Merkel, pasi në fund të këtij muaji, Gjermania do të thotë 'fjalën e fundit' për aprovimin ose jo të nisjes së bisedimeve Shqipëri-BE. Ndërsa ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj nga Praga konfirmoi se vendet e Vishegradit (Polonia, Hungaria, Çekia, Sllovakia) mbështesin me forcë integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE.

Vendimi përfundimtar për Shqipërinë si dhe Maqedoninë e Veriut do të jepet në datë 18 tetor.

B.K./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja