Çelja e negociatave me BE-në
Bregu: Rekomandim me kushte 

Çelja e negociatave me BE-në<br />Bregu: Rekomandim me kushte 
“Rekomandim pozitiv për negociatat e anëtarësimit, por me kushte”. I këtij mendimi është Majlinda Bregu, pas takimeve me zyrtarë të ndryshëm të BE-së mbi zhvillimet në politikën shqiptare.

Në intervistën e saj për Report Tv, ish ministrja, aktualisht kryetare e komisionit parlamentar të integrimit, vlerëson zgjedhjet e 2017-së si një kusht të mundshëm që mund t’i vihen Shqipërisë para se t’i caktohet një datë se kur do të nisë negocimi për t’u anëtarësuar në union.

"Që të ketë një vlerësim pozitiv për votimin e reformës në drejtësi, në korrik, nuk është i vetmi detyrim, nuk është i vetmi prioritet, por sigurisht për kurajon e treguar dhe për atë votë unanime që ishte në Parlament, unë pres që të ketë një vlerësim pozitiv nga Komisioni. Nuk mund të them që Komisioni do të prezantojë në 9 Nëntor, në tekstin e progres-raportit, që negociatat me Shqipërinë duhen hapur brenda një X periudhë kohore. Çfarë pres unë, është që do të ketë një vlerësim pozitiv por do të shoqërohet me kushte dhe kushti kryesor nuk mund të mos jetë ai i realizimit të zgjedhjeve të ndershme", u shpreh Bregu.  

Edhe zbatimi i Reformës në Drejtësi mund të jetë një kushtëzim, sipas Bregut.

Deputetja demokrate megjithatë i përgjigjet me diplomaci paralajmërimit të Knut Flacekshtein se PD mund të rrezikojë negociatat nëse dërgon ligjet e reformës në kushtetuese. 

"Di që ka një vendim, të paktën ju e keni bërë publike si lajm, për dërgimin e vettingut në Gjykatën Kushtetuese. Askush nuk muind të thotë që një forcë politike, në rast se ka një interes që mendon se është prekur, e ka të pamundur apo duhet të çojë një ligj në Gjykatën Kushtetutese. Jam e bindur se detyrimet që do t'i vihen Shqipërisë nga Komisioni Europian, do të kenë të bëjnë me dhënien e shenjave të zbatimit të reformës në drejtësi", tha deputetja e PD, Majlinda Bregu. 

Të hënën për Report Tv euro deputeti Flackestein deklaroi se pret sqarime nga PD përse do dërgojë ligjin e Vettingut në kushtetuese. Ankimimi i ligjeve të reformës në këtë gjykatë sipas tij, e rikthen punën në pikën 0 dhe rrezikon negociatat e anëtarësimit.

Redaksia Online
(f.t-l.q/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas

‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas