Çelja e negociatave/ Meta: Shqipëria nuk i ka bërë 'detyrat e shtëpisë'

Çelja e negociatave/ Meta: Shqipëria nuk i ka bërë 'detyrat e shtëpisë'

Presidenti Ilir Meta shprehet skeptik se Shqipëria do të marrë një vendim pozitiv në 18 tetor, ditë kur do të merret vendimi për çeljen ose jo të negociatave. Sipas tij, Shqipëria nuk i ka bërë "detyrat e shtëpisë", teksa ka kritikuar qeverinë Shqiptare se kanë zgjedhur një teknikë të gabuar për të marrë një "po" nga vendet e BE-së. Meta tha se jo çdo gjë mund të zgjidhet me lobingje, në një kohë kur nuk i ka plotësuar kushtet e vendosur nga parlamenti Gjerman.

"Dikush mund të thotë se; Pse na i vënë këto kushte Bundestagu? Ata kanë 3 vite që na i thonë këto gjëra. Europa ka disa standarde. Ka kritike politike, institucionale. Ne i kemi ditur këto gjëra, i ka ditur dhe kryeministri, i kam ditur edhe unë. Interesi politik afatshkurtër ka dominuar mbi një interes më të madh të shtetit. Interes i gabuar që disa gjëra mund të zgjidhen me lobingje. Jo gjithçka zgjidhet me lobingje. Eurospekticizmi nuk është ndihmues. Sa ka kohë kanë ata të Bundestagut çështjen e hetimit të dosjeve të zgjedhjeve? Sa herë! Çështja e zgjedhjeve është themelore. Ne këtë problem kemi, si i interpretojmë. Shqipëria ka një problem, ka një lidership që nuk do të mbajë përgjegjësi. Nuk jemi në rregull me detyrat e shtëpisë. Vit pas viti janë mbartur nga viti në vit dhe ne i kemi shtyrë këto detyrime. Do të futësh hundët tek drejtësia. Do të bësh atë, do të bësh këtë, kjo nuk është rruga dhe humbet besimin që ata të shohin si partner të besueshëm e serioz”, u shpreh Meta.

 


Lajmi kryesor:

Çelja e negociatave/ Meta: Shqipëria nuk i ka bërë 'detyrat e shtëpisë', nuk zgjidhet çdo gjë me lobingje


B.K.//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë