Çelja e negociatave, qytetarët: Kushtet duan vite të tëra! Të na rriten pagat

Të lumtur, por skeptikë shprehen qytetarët për çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Ata thonë se do të duhet vite që vendi ynë të plotësojë kushtet për t’u anëtarësuar plotësisht në BE.

 “Shyqyr që i kanë çele, Negiociatat janë shumë të mira për popullin”.

“Jemi të kënaqur. Vërtetohet se jemi evropian. Na takonte.  Kemi shpresë për më mirë. Do sjellë mirëqenie, stabilitet dhe marrëveshje politike unanime”.

“Presim për më mirë. Inshallah shpresojmë  më mirë.”

Ndryshimi që do të sillte lëvizjen e lirë të shqiptarëve, sipas tyre duhet të fillojë që nga rritja e pagave.

“Meritën ja japin kryeministrit Rama. Vendi nuk është ende gati. Ka problematika”.

“Meritën ja jap popullit shqiptar. Askujt tjetër. Edhe partive politike që qëndruan korrekt dhe ishin dakord për negociatat. E ka populli dhe të gjitha vitet e demokracisë. 10-12 vjet do të zgjasë. Për ju të rinjtë do jetë mirë se ne do të jemi pleq”.

“Meritat ja jap popullit dhe politikës. Ramës që mori një iniciativë të pa parë”.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut çelën sot negociatat me bashkimin pas pritjes disa vjeçare. Kryeministri Rama tha se tashmë bëhet fjalë për një rrugëtim për jetë a vdekje në në vrapin e fundit drejt anëtarësimit të plotë. Eurokomisioneri Varhelyi dhe Borell vlerësuan përpjekjet e qeverisë dhe thanë se tashmë duhet konsensus politik për të ecur më tej. 

/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cilësia: 20/07/2022 18:59

    Rrisni cilësine e sherbimit apo produkteve pra rrisni cilesinë që tju rritet paga !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja