Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez, kryeministri Edi Rama tha se Spanja është angazhuar për mbështetjen e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE. Edhe Belgjika e Hungaria tha se janë të prirura të mbështesin Ballkanin Perëndimor në procesin e anëtarësimit për tu bërë anëtar të Evropës. Ndër të tjera tha se në takimin e ditës së sotëm kanë folur për nismat rajonale.
“Na vjen mirë dhe dëshiroj që ta falënderoj Pedron për mbështetjen pa rezervë të Spanjës në procesin e integrimit në BE duke kujtuar që Spanja kishte një pozicion më të ngurtë se të terë duke qenë më kërkuese dhe fakti që sot Spanja është tërësisht e angazhuar në mbështetje të këtij procesi dhe ka qenë një nga aktorët më të zëshëm për të çelur negociatat, është edhe konfirmim i faktit se ne folëm me gjuhën e rezultateve konkrete që morën vlerësimin e të gjithëve. Kemi pritshmëri të lartë nga Presidenca spanjolle, e cila do të udhëheqë BE në 2023 në hapje të një sezoni që sipas nesh është shumë i dëshiruar dhe i përshtatshëm për ne se fillon me Spanjën, vijon me Belgjikën dhe më tutje me Hungarinë. Është treshja që ka përfunduar negociatat e pranimit të Kroacisë në BE. Tre vende me pozicion të qartë e të palëkundur dhe të treja, të prirura të mbështesin Ballkanin Perëndimor në këtë proces.
Folëm për rajonin, për nismat rajonale, për mënyrën se si ne mund ta integrojmë këtë proces nismash rajonale. Pa e zëvendësuar dhe anashkaluar procesin individual të çdo vendi, të krijojmë sinergji të reja, të cilat do të na afrojnë më tepër dhe më shpejt me rrjetin e institucioneve europiane. Sot ne shohim që është më efikase mbështetja për zjarret. Po ashtu me energjinë kemi shumë për të bërë. Dëshirojmë të jemi të integruar kur vjen puna për të bashkuar në një rrjet universitetet tona. Është proces që shpresojmë shumë që të jetë komplementar dhe pasurues i procesit të zgjerimit dhe integrimit të vendeve tona”, tha Rama.
Lajmi kryesor: