Franca nuk është gati për të pranuar që të hapen negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Parisi thotë se BE po përballet me shumë sfida tani dhe së pari duhet të reformohet vetë, pastaj të mendojë zgjerimin, ndërsa nga vendet kandidate kërkon që reformat të jenë më të thella.
“Ata nuk janë ende gati. Po i kërkojmë që të bëjnë përpjekje shtesë”, tha për Reuters një zyrtar francez. “Bisedimet nuk mund të nisin në tetor 2019, do të na duhet të rivlerësojmë situatën diku nga viti 2020”.
"Kjo është shumë zhgënjyese për shumicën e vendeve anëtare. Besueshmëria jonë është në diskutim"tha një diplomat nga një vend i gatshëm të hap dyert për kandidatët e Ballkanit Perëndimor, thotë Reuters.
“Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë bërë shumë. Po, mbetet shumë më tepër për të bërë, por hapja e bisedimeve për anëtarësim është vetëm hapi i parë, procesi do të zgjasë me vite dhe ata do të duhet të plotësojnë të gjitha kriteret para se të lejohen" tha ai më tej.
Sipas Reuters edhe Holanda me Danimarkën janë gjithashtu kundër nisjes së bisedimeve me Shqipërinë. Ndërsa sa i përket Maqedonisë së Veriut, Holanda është me fleksibël. Megjithatë ende nuk ka një vendim final. Ministrat e BE do të diskutojnë çështjen në Luksemburg të martën.
Komente









Ik ore mos u merni me keta se Europa kurv ka qen e kurv do mbetet car presim ne nga keta ne e kemi tradhetarin brenda ne shtepi cfar presim ne nga europa
PërgjigjuLidhuni me rusi dhe kinen te beheni zvicer brenda vitit dhe te mos punoj asnje shqiptar
PërgjigjuMos i lëpini më këta fundërrina!
PërgjigjuKy eshte mendimi i Makaronit apo i asaj gjyshes qe eshte martuar....??
PërgjigjuEdo, nigjo: ke shku n'Radhim ke shkatarru kullandrin e venasve prej shekujsh dhe ke rujt skifterat e zaptimit te pronave, vrifikoje, i ke shkel u ke vu dhe gjoba, verifikoje, na ke premtu ndryshe. Te ngect n'fyt peshku qe t'dha baçi prej lepenicet n'Radhim dhe kuqo çami burdallau. Nuk du met'sha por VERIFIKOJE! MOS ATY! PADREJTSI KJA!
PërgjigjuNormal,
PërgjigjuApni syte nga RUSIA e TURQIA pastaj te na kerkoj europa qe na ka bere tju lepijme neper rruget (europe)