Dy të paraburgosur janë arrestuar me vendim gjykate, ndërsa ndaj katër punonjësve të Burgut të Fierit janë caktuar masa sigurie, pas hetimeve për një telefon celular të gjetur në ambientet e burgut.
Ngjarja lidhet me një kontroll të kryer më 24 qershor 2026 në dhomën ku vuante dënimin shtetasi K. C., ku u gjet një aparat celular i dyshuar.
Sipas Agjencisë së Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (AMSEVP), gjatë veprimeve të para procedurale u konstatua se në vendngjarje mungonte prova materiale, telefoni celular, për të cilin ishte raportuar dhe përpiluar raporti i incidentit.
Në vijim të hetimeve të zhvilluara në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, gjykata ka vendosur masën “Arrest në burg” për dy të paraburgosurit.
Ndërkohë, katër punonjës të Burgut Fier janë vendosur nën masat e “Pezullimit të ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, “Ndalimit të daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.
Masat janë caktuar për përgjegjësin e godinës B dhe C, si dhe për tre punonjës të rolit bazë në sektorin e godinës A.
Njoftimi i Agjencisë së Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale:
Nga Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, janë kryer veprime me metoda speciale të hetimit në funksion të procedimit penal nr. 1118/2026, në lidhje me ngjarjen e datës 24.06.2026 të ndodhur në IEVP Fier, ku AMSEVP është njoftuar se nga kontrolli ushtruar në dhomën ku vuan dënimin shtetasi i burgosur K. C., u gjet një aparat i dyshuar celular, për të cilin i burgosuri ka pranuar autorësinë.
Gjatë kryerjes së veprimeve të para procedurale nga AMSEVP është konstatuar se në vendngjarje mungonte prova materiale telefon celular, për të cilën ishte raportuar dhe përpiluar raporti i incidentit.
Në vijim të veprimeve hetimore, në lidhje me këtë ngjarje, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ka vendosur:
-masën e sigurimit personal "Arrest në burg" për shtetasit e paraburgosur K.C. dhe B.P.,
si dhe masat e sigurimit personal "Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik", "Ndalimi i daljes jashtë shtetit" dhe "Detyrimi për t'u paraqitur në policinë gjyqësore" për shtetasit:
M.B.-me detyrë përgjegjësi i godinës B dhe C,
E. H. -me detyrë punonjës i rolit bazë në sektor, godina A,
S.H. -me detyrë punonjës i rolit bazë në sektor, godina A,
J.M -me detyrë punonjës i rolit bazë në sektor, godina A.
AMSEVP inkurajon qytetarët dhe mediat të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së detyrës nga ana e punonjësve të strukturave, duke telefonuar në numrin e gjelbër 044 20 40 20, ose duke dërguar email në adresën [email protected].
-
Hallall duket qe keni shtet ... Bravo ju qoft .. Keni arrestuar dy te burgosur... Duket qe e mbani shtetin me dor te fort!!!
Përgjigju











Komente
Komento