Celularët, rritja e përdorimit të internetit nuk ndalet, 33% më shumë në janar-mars

Celularët, rritja e përdorimit të internetit nuk ndalet, 33% më shumë në janar-mars

Foto ilustruese

Përdorimi i internetit nga celularët ka shënuar rritje edhe në tremujorin e parë të këtij viti dhe në raport me janar-mars 2020 ishte të paktën 33 për qind më shumë. Të dhënat e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare tregojnë se sasia e trafikut data (Internet) në rrjetet celulare gjatë T1 2021 ishte rreth 31 Milion GByte. Një përdorues aktiv i aksesit broadband celular ka përdorur mesatarisht rreth 5.15 GB Internet në muaj në T1 2021, që përbën një rritje me 15.5% në krahasim me T4 2020 dhe një rritje me 33% krahasuar me T1 2020.

Numri i përdoruesve aktivë të aksesit broadband në Internet nga rrjetet celulare në T1 2021 ishte rreth 2 milionë që përbën një rritje me 1.5% me tremujorin e mëparshëm, dhe një rritje me 16.9% në krahasim me Tremujorin e parë 2020.

Krejt e kundërta ka ndodhur nga ana tjetër me thirrjet në celular dhe mesazhet që kanë pësuar rënie. Konsumi mesatar mujor për përdorues aktiv i shërbimeve celulare gjatë T1 2021 ishte: 184 minuta dalëse, 18 SMS dhe 5.15 GB Internet. Krahasuar me T4 2020, konsumi mesatar i thirrjeve pati një rënie me 1%, konsumi mesatar i SMS-ve pati një rënie me 10.5% dhe konsumi mesatar i internetit u rrit me 15.5.

Sipas AKEP numri i pajtimtarëve të shërbimeve celulare sipas kartave SIM në fund të T1 2021 ishte rreth 3,169,950 që përbën një rënie me 5% në krahasim me tremujorin e mëparshëm, dhe një rënie me 2.7% në krahasim me T1 2020;

“Numri i përdoruesve aktivë të telefonisë celulare gjatë T1 2021 arriti në rreth 2.49 milionë që përbën një rënie me rreth 0.8% me T4 2020 dhe rritje me rreth 0.6% me T1 2020; – Totali thirrjeve dalëse të gjeneruara nga pajtimtarët celularë në Shqipëri në T1 2021 ishte rreth 1.38 miliardë minuta, me një rënie prej 1.7% në krahasim me tremujorin paraardhës dhe me një rritje prej 8.2% me T1 2020.

Sasia e thirrjeve drejt rrjeteve të tjera celulare kombëtare (off-net) u rrit me 0.5% në krahasim me T4 2020 dhe u rrit me 16.1% në krahasim me një vit më parë në T1 2020;

Sasia e thirrjeve on-net u ul me 3.5% në krahasim me T4 2020 dhe pësoi një rritje me 2.7% në krahasim me T1 2020. Numri i mesazheve SMS të dërguara nga pajtimtarët e rrjeteve celulare në T1 2021 ishte rreth 135 milion që përbën një rënie me 11.1% krahasuar me T4 2020 dhe një rënie me 31.8% me T1 2020” vlerëson AKEP./Monitor

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja