Cenojnë flamurin tajlandez,
arrestohen dy të rinj italianë

Cenojnë flamurin tajlandez,<br />arrestohen dy të rinj italianë
BANGKOK - Dy italianë, 18 e 20 vjeç, janë arrestuar në Tajlandë pasi kanë hequr disa flamuj të varur në rrugë. Lajmi i dhënë fillimisht nga “Bangkok Post” është konfirmuar nga ANSA, nga burime të policisë tajlandeze.
 
Dy vjetë, Ian Gerstgrasser e Tobias Gamper, nga Naturno, fshat pranë Val Venosta në provincën e Bolzanos, janë kapur nga një kamera teksa hiqnin flamujt në Krabi, një ndër zonat turistike më të frekuentuara të Tajlandës.
 
Në videon e hedhur në rrjetet sociale duken dy të rinjtë që ecin natën në rrugë duke hequr flamujt tajlandezë dhe qeshin. Më pas, edhe një video tjetër, këtë herë në rajonin e policisë, ku kërkojnë ndjesë dhe shpjegojnë se “në Itali flamuri nuk është kaq i rëndësishëm”.
 
“Nuk e dinim që kishte ligje që mbrojnë flamurin”, thotë Tobias për shtypin lokal. “Na vjen shumë keq. Ishim të dehur, i duam tajlandezët dhe kulturën e tyre”.
 
Pavarësisht shfajësimeve, dy djemtë rrezikojnë deri në dy vjet burg për dhunimin e flamurit tajlandez.
d.i./Shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf