Censi 2023/ Tirana ka 598,176 banorë, rritet ndjeshëm popullsia në bashkitë me minoritet grek

Instituti i Statistikave (INSTAT) publikoi të dhëna të detajuara për rezultatet përfundimtare të Censit të Popullsisë dhe Banesave 2023 në nivel Qarku dhe Bashkie, në përputhje me kalendarin zyrtar të publikimeve të institucionit.

Të dhënat ofrojnë informacion kryesisht për popullsinë dhe banesat në mënyrë të detajuara mbi strukturën demografike dhe karakteristikat socio-ekonomike të vendit tonë, duke përfaqësuar një burim të vlefshëm informacioni.

Bashkitë e Shkodrës, Elbasanit, Durrësit, Vlorës dhe Fierit kanë pësuar rënien më të madhe të popullsisë në numër me të dhënat e cens 2011 dhe 2023. Në anën tjetër rritjen më të madhe të popullsisë në numër e ka Bashkia e Tiranës, Dropullit, Himarës dhe Sarandës.

Në përqindje, bashkitë me tkurrjen më të madhe të popullsisë ndërmjet dy censeve janë Bashkia e Selenicës me 48%, e Pustecit me 43%, Pukës me 44% dhe Rrogozhinës me 43%. Në anën tjetër, popullsia e Bashkisë Dropull rezulton të jetë rritur me 135%, ajo e Himarës me 45%, e Sarandës me 11% dhe Tiranës me 7.3%.

Popullsia sipas bashkive tregon se Shkodra ka pësuar rënien më të madhe në numër. Në Bashkinë e Shkodrës, në tetor 2023 u numëruan 102,434 banorë nga 135,612 banorë në vitin 2011. Shkodra është kryeqendra e Veriut dhe një nga qytetet më të mëdha shqiptare me rëndësi sa i përket kulturës historisë dhe pozitës gjeografike.

Pas Shkodrës, rënien më të madhe të popullsisë në numër e kishte Elbasani me tkurrje 26,613 persona ndërmjet dy censeve. Në vitin 2023, në këtë qytet u numëruan 115,101 banorë nga 141,714 të tillë që ishin në cens 2011.

Bashkia e Durrësit u pakësua me mbi 21 mijë banorë. Elbasani dhe Durrësi janë pjesë e zonës metropolitane. Banorët e këtyre dy qyteteve kanë më shumë mundësi punësimi se në rajonet e tjera më periferike.

Bashkia e Tiranës, më e madhja në vend, e cila është një qendër graviteti në krahasim me të tjerat për emigracionin e brendshëm, është shtuar vetëm me 40 mijë e 754 banorë nga 2011 në 2023.

Në total janë 598,176 banorë.

Rritja e popullsisë së kryeqytetit nuk është një lajm i mirë për ndërtuesit në kryeqytet të cilët kanë ndërtuar për projeksione të gabuara deri më tani, me të dhëna që Tirana rritet me 20-25 mijë banorë në vit.

Të dhënat e cens 2023 tregojnë se ka rritje të ndjeshme të popullsisë në bashkitë ku dominon minoriteti grek.

P.sh. në Bashkinë e Dropullit në vitin 2023 u numëruan 8259 banore, ndërsa në vitin 2011 vetëm 3503 banorë. Teksa popullsia e gjithë vendit është pakësuar me të paktën 14.8% nga 2011 në 2023, në Bashkinë e Dropullit popullsia ka shënuar rritje me 135%.

Gjithashtu popullsia në Bashkinë e Himarës në vitin 2023 rezultoi 45% më e lartë se në vitin 2021. Në këtë bashki nga të dhënat e cens 2023 rezultuan 8328 banorë nga 5738 banorë që ishin në vitin 2011.

Në Bashkinë e Sarandës, popullsia ndërmjet dy censeve u rrit me 11.8% ose me 2386 banorë më shumë.

Nga 61 bashki vetëm në 6 bashki popullsia shënoi rritje ndërmjet censeve ndërsa në 55 prej tyre ishte në rënie.

Përveç bashkimeve me popullsi minoritare dhe Tiranës, rritje ka shënuar edhe popullsia e Bashkisë së Beratit (+2201 banorë) dhe Dimalit (840 banorë . /Monitor/

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Normale: 01/11/2024 15:05

    Shqipria po zhduket nga ato qe po behen gjoja ne dysh per ta ndihmuar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    12 Dhjetor, 16:05

    Berishës iu dha zyrtarisht nga gjykata vula e PD, a do të shtohen votat?



×

Lajmi i fundit

796 arrestime në aksion masiv të BE-së kundër krimit të organizuar,Europol: Mes grupit edhe shqiptarë

796 arrestime në aksion masiv të BE-së kundër krimit të organizuar,Europol: Mes grupit edhe shqiptarë