Censura e filmave shqiptarë
shqetësim për mediat kineze

Censura e filmave shqiptarë<br />shqetësim për mediat kineze
Debatet për censurën e Filmit Shqiptar të Prodhuar në periudhën e komunizmit janë bërë temë e debatit edhe në gazetën e njohur kineze ‘South China Morning Post’.
 
Në këtë gazetë shkruhet se ndërsa në Shqipëri po diskutohet për ndalimin e filmave të kohës së komunizmit, këta filma po ndiqen në vendin më të populluar në planet.
 
“Nostalgjia për Revolucionin Kulturor është manifestuar në Kinë në mënyra të ndryshme, ku je i rrethuar nga reliket e Maos, apo "këngët e kuqe", ndërsa janë duke u evokuar operat revolucionare. Dhe pastaj ka nga ata që shikojnë filma shqiptarë online.
 
Janë disa nga filmat e periudhës, kur Kina doli nga regjimi stalinist i Evropës Lindore si një aleate besnik e forcave që ishin kundër imperializmit perëndimorë dhe revizionistëve sovjetikë, filma të tillë si “Fitorja mbi vdekjen”, “Horizonte të hapura” dhe “Njësiti gueril”, që ishin dritare për botën. Gazeta shkruan se “ironikisht, ndërsa kinezët mund t’i shohin lirshëm këto filma sot, Shqipëria po diskuton ndalimin e tyre”.
 
Madje nostalgjia e kinezëve për filmat shqiptarë ka përfshirë edhe aktorët e njohur. Aktorja Joan Chen, për shembull, mendon se në këto filma bëhet fjalë për një “zgjim seksual”, ku ajo kujton se teksa shihnin filmin “Ngadhënjim mbi vdekjen’ të vitit 1967 kur ishte adoleshente e kuptonte këtë, pjesërisht edhe për shkak të romancës së dëlirë mes protagonistëve, por edhe për shkak të rrobave që mbanin veshur”.
 
“Kur u takova me Pirro Milkanin, një nga dy drejtorët e filmit në Shqipëri dy vjet më parë, ai me krenari më tha se "janë miliona” ata që i kanë parë filmat e tij në Kinë. Dhe të rinjtë shqiptarë befasohen kur u shpjegoj ndikimin e kinemasë shqiptare mbi popullsinë kineze, dhe se si arkivat kombëtare filmike të Kinës mbajnë kopje të këtyre filmave. Ata ishin edhe më tej habitur kur dëgjuan se si filma me titrat shqiptare janë gjerësisht në dispozicion në kinezçe në video sharing në portalin Youku - ndoshta së shpejti kjo do të jetë e vetmja mënyrë që shqiptarët të mund t’i shohin ato.

filmat
 
Gazeta shkruan se në Shqipëri po kërkohet ndalimi i këtyre filmave me pretendimin se u bëjnë lavazh truri njerëzve, sidomos të rinjve.
 
“Javën e kaluar, Instituti i financuar nga shteti i Shqipërisë për Krimeve të Komunizmit njoftoi planet për të iniciuar legjislacionin nxjerr jashtë ligjit transmetimet televizive të shumicës së filmave të periudhës komuniste. Drejtori i Institutit Agron Tufa përshkroi filma si "një mjet masiv ndërrim pikëpamjesh" dhe "një katastrofë etike”
 
Në fund gazeta del me një konkluzion. “Rishikimi i të shkuarës nuk do të thotë domosdoshmërisht ushtrim i nostalgjisë- ajo gjithashtu mund të jetë çelësi për ndërtimin e një narrative më të nuancuar dhe reflektuese të historisë”. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Forcat RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kërkohen persona me rrezikshmëri të lartë

Forcat RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kërkohen persona me rrezikshmëri të lartë