Vendimi nga gjykata e Floridas për Gërdecin, Balla: Shkëlzeni t’i lërë llafet, duhet të rihetohet!

Vendimi i Gjykatës së Floridas dy ditë më parë që rrëzoi alibinë e Shkëlzen Berishës lidhur me lidhur me biznesin e trafikimit të armëve në Gërdec, ka rikthyer edhe një herë në vëmendje çështjen e tragjedisë së 11 viteve më parë në vendin tonë.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla e cilësoi vendimin e gjykatës amerikane si një shembull se si duhet të veprojë drejtësia në Shqipëri.

Duke e cilësuar tragjedinë e Gërdecit si një krim shtetëror, Balla tha se askush nuk do të largohet nga përgjegjësia, duke lënë të kuptohet se kjo mund të jetë një nga çështjet që duhet të rihapet nga organet e reja të drjetësisë, konkretisht nga SPAK.

“Vendimi gjykatës së Floridës është model edhe për drejtësinë që po lind në vend, se si duhet të bëhet hetimi për Gërdecin, çdo shqiptar e di fare mirë tashmë që ai është krim shtetëror i organizuar nga kryeministri i asaj kohe dhe njerëz të tij, familjarë dhe jo. Për këdo që di të lexojë një vendim gjykate, drejtësia amerikane konstaton faktin që në vend drejtësia është marrë me peshqit e vegjël dhe nuk u mor kurrë me ata që e organizuan,  krijuan dhe përfituan nga fabrika e vdekjes në Gërdec. Ky është model se si duhet rihetuar dhe rigjykuar cështja e Gërcedit”, tha Balla.

I pyetur nga gazetarët për këtë vendim, pas mbledhjes së Kryesisë së PS-së, Balla tha se mediat nuk duhet të heshtin për këtë vendim duke mos e pasqyruar.

“Do i bëja një apel medias që të mos mbyllë ekranet për vendimin e Gjykatës së Floridës, i cili është një mësim edhe për drejtësinë shqiptare se si duhet rihetuar dhe rigjykuar çështja e Gërdecit. Nëse Shkëlzen Berisha pretendon se është i pafajshëm, t’i lerë fjalët por të jetë i disponueshëm për t’u hetuar dhe gjykuar ashtu sic e meritojnë ata që mbajnë përgjegjësinë për vrasjen e 26 shqiptarëve të pafajshëm që ishin marrë në punë ata që e kishin ngritur atë fabrikë vdekje”, u shpre Taulant Balla.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: Ushtruan dhunë!

Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: Ushtruan dhunë!