'Censusi' për blutë! Report Tv zbardh pyetjet! Policia: Të dhënat do vlejnë për rritjen e pagave

TIRANË- Prej 17 korrikut të vitit 2019 në e-mailet e policëve në të gjithë vendin është shpërndarë urdhri i drejtorit të policisë ku uniformave blu u kërkohet vetë-deklarim për kushtet ekonomike. Report Tv ka siguruar ekskluzivisht një kopje të formularit modeli 2, i cili është ky që shihni në pamje. Policët pyeten të deklarojnë nëse kanë një apartament në pronësi apo me qira, cila është gjendja e tij, si është niveli i tyre ekonomik, sa pjesëtarë të familje punojnë si dhe numrin e pjesëtarëve të familjes.

Këto të dhëna trupës së policisë u kërkohen pak muaj pasi ata kanë depozituar formularët e vetë- deklarimit për efekt të vettingut, proces i cili me sa duket ende s'është gati të nisë.

Pjesa më e madhe e efektivëve të policisë tashmë i janë përgjigjur këtij formulari, ndërsa ka pasur edhe prej atyre të cilët kanë qenë apo janë me leje dhe ende s'kanë mundur.

Në e-mailin e kreut të bluve Ardi Veliu çdo refuzim për ta plotësuar paralajmërohet me masë ndëshkuese.

Në grupin e dytë të pyetjeve për afro 10 mijë efektivët në terren janë dhe ato për elektro-shtëpiaket, ku pyeten nëse kanë Lavatrice, Frigorifer, Televizior, Bolier.

Efektivët janë pyetur të deklarojnë të ardhurat totale të familjes qofshin këto nga ente publike apo private me të cilat ai dhe familjarët mund të kenë marrëdhënie.

Report Tv është interesuar pranë policisë për arsyet e këtij formulari model censusi dhe në një përgjigje me telefon, ata shpjeguan se gjithçka lidhet me të dhënat që do të shërbejnë për një pasqyrë të realitetit, database mbi të cilën do të rriten pagat të ndara në kategori si dhe për procesin e rivlerësimit që do ti nënshtrohen efektivët.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat