Censusi,Pollo:Rama ka probleme
me aritmetikën e demografinë

Censusi,Pollo:Rama ka probleme <br />me aritmetikën e demografinë
TIRANE - Genc Pollo, ministër i Teknologjisë dhe Inovacionit, njëkohësisht dhe kryetar i Komisionit Qendror të Censusit ka reaguar sot në lidhje me akuzat e kreut të Partisë Socialiste Edi Rama. Pollo shprehet se Edi Rama ka probleme me aritmetikën fillestare e nocionet bazë të demografisë.

"INSTAT i ka botuar rregullisht shifrat e përqindjet e papunësisë dhe Edi Rama rregullisht i ka mohuar ato e shumë të tjera pa dhënë shpjegime e arsye. Papunësia sipas censusit 2001, një dekadë më parë, u botua tre vjet më vonë, pasi kaq kohë u desh për përpunimin e të dhënave. Me censusin 2011, ky përpunim do të marrë dy vjet dhe papunësia do të publikohet në shtator 2013.
Zoti Rama mund të kishte komentuar rezultatet e publikuara të censusit që dëshmojnë zhvillimin dinamik social-ekonomik në Shqipëri. Por duke iu shmangur kësaj e duke insistuar se në vend kemi 1 milion të papunë ose 58.5% e popullsisë aktive, Edi Rama insiston të dëshmojë se ka probleme akute me aritmetikën fillestare pa folur për nocionet bazë të demografisë", thuhet në njoftimin për media.

Paraditen e sotme nga qyteti i Durrësit lideri i Partisë Socialiste Edi Rama ka akuzuar qeverinë për fshehje të qëllimte të shifrave të papunësisë në vend, duke iu referuar publikimit të një dite më parë të të dhënave të censusit nga INSTAT.

“U fshehu shqiptarëve të vërtetën për papunësinë. Kryeministri kërkoi heqjen e këtij kapitulli nga INSTAT. Në Shqipëri ka mbi 1 milion të papunë. Qeveria ka hequr dorë nga vlerësimet zyrtare të varfërisë që nga 2008, nuk ka guxim ta vlerësojë dhe të shpallë shifra reale”, deklaroi Rama.

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë