PODGORICE- Mali i Zi i druhet ndërtimit të centralit bërthamor në qytetin e Shkodrës, 50 km në vijë ajrore nga Mali i Zi. Edhe pse gjatë qëndrimit në Mal të Zi, kryeministri Berisha u shpreh se projekti është “në pritje” deri sa shkenca të zgjidhë të gjitha problemet dhe rreziqet e lidhura me përdorimin e kësaj teknologjie.
Drejtoresha e Agjencisë për mbrojtjen e ambientit Daliborka Pejoviç, e cituar nga e përditshmja malazeze, “Vijesti” mendon se deklaratat e autoriteteve më të larta të shtetit shqiptar tregojnë qartë se nuk janë tërhequr nga shfrytëzimi i energjisë bërthamore dhe i kujton se para se të marrin një vendim duhet të pyetet qeveria e vendit fqinj.
Pejoviç ka thënë se shqiptarët kanë kohë që kanë punuar në studimin e fizibilitetit, me qëllim që të shohin se sa do jetë kostoja e ndërtimit të centralit bërthamor, duke studiuar edhe mënyrën e zgjidhjes së problemeve që kanë momentalisht, si dhe duke bërë që në momentin e zbatimit të planeve të fillonin sa më shpejt.
Pejoviç sqaron se “ Është e vërtet që ato janë ndaluar pas Fukushimes, sepse pas incidentit është kërkuar nga të gjithë një studim ndryshe dhe qasje krejt tjetër në këtë fushë”
“ Me siguri nga pjekuria e qytetarëve në Shqipëri dhe në Mal të Zi duhet që në mënyrë më bindëse të hulumtojnë para se të marrin vendime të tilla”, paralajmëron ajo.
Drejtoresha e Agjencisë për mbrojtjen e ambientit në Malin e Zi hedh idenë e një debati publik, ndërkohë që Mali i Zi ka ndaluar edhe qarkullimin e materialeve bërthamore, ”vetem në raste kur kemi të bëjmë me kërkimet shkencore dhe hulumtuese”, shprehet Daliborka Pejoviç.
Pejoviç thotë se Shqipëria se se në këtë projekt nuk ka respektuar, dhe as që kanë vepruar sipas konvetës ndërkombëtare ESPO, sipas të cilës shtetet pa këshillimin me fqinjët, nuk mund të bëjnë projekte të cilat ndikojnë në situaten ambjentale rajonale.
Berisha gjatë vizites në Mal të Zi në muajin janar është shprehur se “ energjia bërthamore është më e pastra dhe më e sigurta”, por që projekti është në pritje.
“ Siç dihet ajo zonë është e njohur për lëvizjet tektonikëe. Projektin e kemi lënë menjanë deri sa shkenca nuk e thotë fjalen e vet duke zgjidhur të gjitha dyshimet”, ka thënë Berisha.
Centrali berthamor i cili planifikohet të ndërtohet do jetë larg Podgoricës në vij ajrore prej rreth 50 km dhe do sillte në pyetje sigurin e gjithë rajonit.
(sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.2%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 8018
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rrëfehet nga spitali shoku i Martin Canit: Mario më gjuajti me thikë 6 herë, donte të më godiste në zemër! Një burrë më ngriti peshë
24 Nëntor, 21:52
-
Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura
24 Nëntor, 21:21
-
VIDEO/ Spektakël nga Xherdan Shaqiri, shënon tre gola dhe i jep kreun Baselit në limite
24 Nëntor, 21:13
-
Rusia shkarkon komandantin e lartë për deklarata të rreme lidhur me luftën në Ukrainë
24 Nëntor, 21:07
-
Itali/ Shiste kokainë dhe hashash afër shkollave të Milanos, arrestohet 20-vjeçari shqiptar! I sekuestrohen drogë dhe euro cash
24 Nëntor, 21:06
-
Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar
24 Nëntor, 20:33
-
GOLAT/ Real Madrid rikthehet 'Galaktik', fiton 0-3 në derbin e vogël dhe kërcënon Barçën! Mbappe gjen rrjetën
24 Nëntor, 20:32
-
Berisha nga ballkoni përdor vdekjen e 14-vjeçarit: Nesër nderojmë Martin Canin, të martën protestë në Tiranë! Rama dhunoi emigrantët në Londër
24 Nëntor, 20:29
-
VIDEO/ Napoli rikthehet në krye të Serie A, Lukaku mposht 1-0 Romën! Ranieri rikthim me humbje
24 Nëntor, 20:13
-
Takimi me emigrantët, Majko: Dy ditë në Londrën shqiptare, ka gjithmonë shpresë kur ka njerëz që Atdheun e kanë të parin!
24 Nëntor, 20:07
-
Zgjedhjet e vitit 2025/ Presidenti Bajram Begaj pret nesër në konsultime për datën PD dhe PS, e mbyll me Celibashin
24 Nëntor, 19:53
-
VIDEO/ Bota e tenisit është e kaltër, Sinner dhe Berrettini mposhtin Holandën! Italia fiton Kupën Davis, numri një në botë: Trofe për ta ndarë me popullin italian
24 Nëntor, 19:49