Spanja përballet me Holandën në çerekfinalet e Ligës së Kombeve. Trajneri i Iberikëve, Luis de la Fuente u detyrua të bëjë dy ndryshime në listën e lojtarëve që kishte grumbulluar.
Dy lojtarët e Barcelonës, Inigo Martinez dhe Marc Casado pësuan lëndime. Inigo do të mungojë për dy deri në tre javë, ndërsa Casado do të jetë jashtë për të paktën dy muaj.
Dean Huijsen i Bournemouth, i cili ishte pjesë e përzgjedhjes U-21, është thirrur për të zëvendësuar mbrojtësin Martinez. Luis de la Fuente zgjodhi mesfushorin e Bayer Leverkusen, Aleix Garcia për të zënë vendin e Casados.

Komente

