Mbrëmjen e sotme po mbahet në cermonia e diplomimit të 67 oficerëve të rinj të Kursit të Përgatitjes së Oficerit në Akademinë e Forcave të Armatosura.

 Kryeministri Edi Rama në fjalimin e tij tha se dikur ushtarakët ishin më të keqpaguarit në rajon, por tani situata ka ndryshuar. Kreu i qeverisë theksoi se deri në 2030, paga e tyre të arrijë sa mestarja e trupave të NATO-s.

"Nuk e ekzagjeroj kur them se sot është një ditë krenarie për FA për trupën pedagogjike, Shtabin e përgjithshëm. Është krenari sepse dihet në çfarë situate ka nisur ringritja e FA-së. Kjo fushë që na mirëpret ka qenë një fushë dheu e papërdorshme. Sot FA janë të mbështetura të motivuara, jo vetëm me fjalë.

Kur kjo fushë ishte një pasqyrë dheu, Forcat e Armatosura mbaheshin në këmbë vetëm nga pasioni dhe edukata. Ishin më të keqpaguarit në rajon dhe kishin një buxhet qesharak dhe nuk kishin asnjë perspektivë se gjërat do të ndryshonin. Sot kemi forcat më të mirëpaguara dhe nuk do të ndalemi asnjë vit. Objektivi ynë është që deri në vitin 2030 është që Forcat e Armatosura të jetë të paguara mesatarisht sa të NATO-s. Kemi një zotim për statusin e tyre, është raundi i fundit. Edhe këtë së shpejti do ta japim si lajm", tha Rama.

Lajm në përditësim…

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:56
Rama: Ushtarakët dikur të nënvlerësuar, askush nuk e di çfarë sakrifice përbën për ata që veshin uniformën

1784750462_edirama.png

Kryeministri Edi Rama në ceremoninë e 67 oficerëve të rinj në Akademinë e Forcave të Armatosura, vuri në dukje se dikur ushtarakët nënvlerësoheshin, por sot kjo gjë ka ndryshuar.

“Dukej sikur ushtria nuk ishte më e nevojshme, se do na mbronin të tjerët, ushtarakët, pavarësisht të gjithave, vazhdonin t’i shërbenin detyrës dhe atdheut. Është jetë që përpiqem ta parapërfytyroj. Askush nuk e di çfarë sakrifice përbën për ata që veshin uniformën, bashkëshortët dhe fëmijët e tyre, sepse detyra mund t’i dërgojë në fronte dhe situata të vështira. Kur shoh sot sesi ndryshon rritja dhe numri i vajzave dhe djemve që po vihet në rreshtat e aplikantëve, mendoj se kjo është shenja më e sigurtë e një transformim që nuk ndalet më. Ushtarakët në fund të karrierës, e kanë të jetuar sakrificën, por për një periudhë jo të shkurtër kohe ishin të nënvlerësuar. 67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën, nuk i shkëpus nga urimi për shëndet e mbarësi. Të gjithë atyre që janë para meje si fytyra shembullore të forcave të rilindura të Forcave të Armatosura të Shqipërisë”, tha Rama.