Patriarku grek Teofil III lau këmbët e 12 klerikëve në oborrin e Kishës së Varrit të Shenjtë në Qytetin e Vjetër të Jeruzalemit në një ceremoni tradicionale që zhvillohet tre ditë përpara Pashkës Ortodokse.
Sipas traditës së krishterë, Jezusi lau këmbët e 12 dishepujve të tij para Darkës së Fundit para se ai të kryqëzohej, në shenjë të përuljes së tij.
Kishat ortodokse në mbarë botën përkujtojnë këtë ngjarje, të enjten si pjesë e festimeve të Pashkëve gjatë Javës së Shenjtë, në përputhje me kalendarin e tyre.
Mijëra adhurues, shumë prej tyre të krishterë palestinezë që jetojnë në afërsi të qytetit të vjetër, si dhe pelegrinë nga e gjithë bota, panë nga afër ceremoninë e cila u mbajt në Kishën e Varrit të Shenjtë.
Kisha në Qytetin e Vjetër të Jeruzalemit konsiderohet si vendi më i shenjtë i krishterizmit ku besimtarët besojnë se është vendi ku u varros dhe u ringjall Krishti.
Kisha u ndërtua nga perandori romak Kostandini dhe u rindërtua nga perandori bizantin Monomachus dhe i ka mbijetuar zjarreve dhe tërmeteve.
(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com