RENEA stërvitet nga forcat speciale GSG9 të policisë gjermane

RENEA stërvitet nga forcat speciale GSG9 të policisë gjermane

Ilir Proda

U zhvillua sot ceremonia me rastin e përfundimit të stërvitjes së përbashkët të Repartit Special RENEA dhe Repartit Special GSG9 të Policisë gjermane, për rritjen e aftësive taktike operacionale të efektivëve të RENEA-s. 

Stërvitja e efektivëve të forcave elitë të Policisë shqiptare dhe asaj gjermane, u zhvillua për 5 ditë radhazi, për zgjidhjen e një situate pengmarrjeje, në aeroportin “Nënë Tereza”.     

Në ceremoninë e zhvilluar në ambientet e Repartit Special RENEA, morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda, Komandanti i Repartit Special RENEA Altin Dardha, Komandanti i Repartit Special GSG9 Kolonel Robert Hemmerling dhe Ambasadori i Gjermanisë Karlfried Bergner. 

Gjatë fjalës së tij, Proda vlerësoi bashkëpunimin me partnerët gjermanë dhe theksoi se kjo stërvitje do t’i shërbejë shumë efektivëve të RENEA-s, për rritjen e kapaciteteve të tyre profesionale, të cilat do t’i përdorin në zgjidhjen e situatave të vështira në të ardhmen.

Ai falënderoi qeverinë gjermane dhe kolegët e Policisë gjermane, për mbështetjen e pakursyer dhe ka siguruar se Policia e Shtetit është një partnere serioze, profesionale dhe e besueshme për të zhvilluar bashkërisht me partnerët gjermanë, hetime dhe veprime operacionale në luftën e pandërprerë kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe trafiqeve të paligjshme.    

Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri Karlfried Bergner vlerësoi mikpritjen dhe stërvitjen e përbashkët dhe theksoi se tashmë ndihet më i sigurtë në Shqipëri.

Komandanti i Repartit Special RENEA Altin Dardha dhe Komandanti i Repartit Special GSG9 Kolonel Robert Hemmerling vlerësuan stërvitjen e efektivëve të dy forcave elitë, e cila është një dëshmi e bashkëpunimit dhe besimit të ndërsjellë mes policive të dy vendeve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:47
SHBA i dhuron Policisë së Shtetit pajisje për antiterrorin

Foto: Jonathan Ellis dhe Ilir Proda

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë në një njoftim të fundit ka bërë me dije se kreu i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka nënshkruar një marrëveshje me Zyrën Rajonale të Sigurisë (RSO).

RSO i ka dhuruar policisë pajisje si pjesë e paketës së Ndihmës për Antiterrorin (ATA) për vitin 2024.

“Javën e shkuar, Zyra Rajonale e Sigurisë (RSO) i dhuroi Policisë së Shtetit pajisje të përparuara si pjesë e paketës së Ndihmës për Antiterrorin (ATA) për vitin 2024. Gjatë një ceremonie në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, drejtuesi në detyrë i Zyrës së Sigurisë Rajonale Jonathan Ellis dhe Drejtori i Policisë së Shtetit Ilir Proda zyrtarizuan këtë bashkëpunim të rëndësishëm.

Presim me kënaqësi të vazhdojmë partneritetin tonë dhe të arrijmë rezultate domethënëse në bashkëpunim me institucionet ligjzbatuese të Shqipërisë”, thuhet në një njoftim të publikuar në faqen zyrtare të Ambasadës.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Xhenova/ Nuk pranonte të ndahej, shqiptari dhunon barbarisht të dashurën italiane dhe i thyen hundën! Policia e arreston 35-vjeçarin

Xhenova/ Nuk pranonte të ndahej, shqiptari dhunon barbarisht të dashurën italiane dhe i thyen hundën! Policia e arreston 35-vjeçarin