Ceremonia e Vitit Ligjor në Angli
Ministri Naço niset drejt Londrës

Ceremonia e Vitit Ligjor në Angli<br />Ministri Naço niset drejt Londrës
Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço është nisur ditën e sotme për një vizitë pune disa ditore në Mbretërinë e Bashkuar. Nga një deklaratë për shtyp e Ministrisë së Drejtësisë bëhet me dije se Naço është ftuar të marrë pjesë dhe në ceremoninë e hapjes së Vitit Ligjor në Angli dhe Uells.

Ftesën për këtë ceremoni tradicionale në Mbretërinë e Bashkuar, Ministri Naço e ka marrë nga Lord Chancellor, Chris Grayling, zyrtarit më të lartë përgjegjës për funksionimin efikas dhe pavarësinë e gjykatave. Kjo ceremoni do të zhvillohet në Westminister Abbey në Londër, dhe sipas traditës së përvitshme në të do të marrin pjesë gjyqtarë të lartë dhe personalitete të fushës së drejtësisë nga Anglia, Uellsi dhe vende të tjera të BE-së.

Gjithashtu pas ceremonisë, gjatë qëndrimit të tij në Londër, Naço do të zhvillojë dhe një takim me homologun e tij, Ministrin e Drejtësisë dhe të Lirive Civile, Simon Hughes.

Në axhendën e Ministrit të Drejtësisë së Shqipërisë janë dhe disa takime me përfaqësues të lartë të Slynn Foundation. Fondacion ky i fundit që ka asistuar prej vitesh reformat në sistemin e drejtësisë shqiptare, si dhe zyrtarë të lartë të sistemit të burgjeve në Angli dhe Uells.

Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

SHBA, Departamenti i Drejtësisë ngre padi ndaj shtetit Virxhinia për shkelje zgjedhore

SHBA, Departamenti i Drejtësisë ngre padi ndaj shtetit Virxhinia për shkelje zgjedhore