Ceremonia funerale e ekstremistes, para kishës me flamur nazist sipër arkivolit! Reagojnë ashpër katolikët dhe hebrenjtë

Ceremonia funerale e ekstremistes, para kishës me flamur nazist sipër arkivolit! Reagojnë ashpër katolikët dhe hebrenjtë

Pamje nga ceremonia me flamurin nazist

Ish anëtarja e grupit ekstremist të krahut të djathtë në Itali “Forza Nuova” është përcjellë për në varreza me flamurin nazist nga një kishë në Romë. Ekstremistet e krahut të djathtë vendosën një flamur nazist duke mbuluar arkivolin që ndodhej jashtë kishës së Shën Lucy në një lagje qendrore të Romës. Foto tregon arkivolin që mbante trupin e Alessia Augello, një ish-anëtare e grupit ekstremist të djathtë dhe të mbuluar nga flamuri me simbolin nazist. Flamuri i ishte vënë arkivolit pasi kishte dalë nga kisha dhe po qëndronte jashtë saj.

Ky veprim është dënuar nga udhëheqësit katolikë dhe hebrenjtë duke e cilësuar një veprim të tmerrshëm dhe ofendues.

Udhëheqësit e kishës Shën Lucy e cilësoi këtë veprim  "një simbol të tmerrshëm që nuk mund të pajtohet me krishterimin" dhe tha se episodi ishte një shembull fyes të "shfrytëzimit ideologjik të një shërbimi fetar”.

Edhe komuniteti hebre i Romës shprehu zemërimin se si ngjarje të tilla mund të ndodhin akoma. Ky komunitet tha se incidenti i funeralit ishte "madje më i egër sepse ndodhi para një kishe".

Një incident i ngjashëm ndodhi jashtë një kishe tjetër të Romës në mars të vitit të kaluar.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!