Ceremonia mortore e mikut të Shullazit, të afërmit mbajnë larg mediat për arsye sigurie

Edison Harizaj është përcjellë të enjten nga familjarët dhe të afërmit e tij për në banesën e fundit. Report Tv raporton se miqtë e Harizajt janë kujdesur që ceremonia të zhvillohej larg mediave, e madje janë siguruar që të mos lejohej asnjë lëvizje tjetër në rrugët ku do të kalonte kortezhi, për arsye sigurie të personave që ishin pjesë të varrimit.

Edison Harizaj u vra më datë 6 nëntor të këtij viti, në Durrës. I cilësuar si miku dhe krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, 39-vjeçari u vra në një atentat. Ai u qëllua nga 50 plumba teksa qe pasagjer në makinën tip “Audi” me targa AA857.

Pista kryesore mbi të cilën po zhvillohen hetimet mbi vrasjen e Edison Harizajt është hakmarrja për shkak të veprimtarisë kriminale dhe konflikteve në të kaluarën. Policia ka rihapur disa dosje të vjetra për një seri ngjarjesh që fillojnë nga viti 1999, në të cilat 39-vjeçari rezulton i përfshirë. Hasmëria e parë që familja e Edison Harizajt ka pasur në Vlorë daton pikërisht në vitin 1999, ku një prej tre vëllezërve të familjes Veseli i vrau njërin dajë dhe i plagosi dajë tjetër, pas një konflikti të nisur për një gërvishtje makine. Kjo ngjarje pasoi me një seri ekzekutimesh nga të dyja familjet.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë