TIRANË- Në Gjykatën e Posaçme është shtyrë seanca gjyqësore për ish-kryebashkiakun e Safet Gjicit dhe Alma K. Në seancën e sotme ishte parashikuar mbrojtja, por u shty për shkak se mungonte një prej gjyqtarëve.
Pasi të mbahet seanca e mbrojtjes, më pas pritet të shpallet vendimi nga Gjykata. SPAK kërkon dënimin me 4 vjet e 6 muaj burg për ish-kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici për video-skandalin e regjistruar në zyrën e tij që u bë publik më 16 qershor 2023. Si pasojë e uljes së një të tretës nga gjykimi i shkurtuar, nëse shpallet fajtor për akuzën e korrupsionit pasiv, ai rrezikon të dënohet me 3 vjet heqje lirie.
SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg për të akuzuarën tjetër Alma K, e cila përfiton uljen në një vit heqje lirie nga gjykimi i shkurtuar për korrupsion aktiv.
Sipas prokurorisë, videoskandali në Bashkinë Kukës është realizuar nga Alma K në takimin e saj të dytë që ka pasur aty me Safet Gjicin. Hetimet kanë zbardhur se pas regjistrimit të skenave që u bënë publike Safet Gjici dhe Alma K zhvilluan një bisedë për tenderin e trajtimit të qenve endacakë të qytetit të Kukësit.
Në këtë bisedë, kryebashkiaku e drejton Alma K për te nënkryetari i bashkisë Granit Gjana, për të folur mbi procedurat. Kontrolli i kryer në banesë ka gjetur një USB që përmbante filmimin bruto të cilin autorja ka pretenduar se e regjistroi për llogari të një emisioni investigativ.
Teksa kthehej nga Kukësi Alma K ka pretenduar se filmimin ia ka marrë ish-kreu i Qarkut Kukës, Abedin Oruçi. SPAK citon në dosje biseda mes tyre para dhe pas regjistrimit të materialit në zyrën e Safet Gjicit, por hetimet nuk kanë arritur ta provojnë këtë pretendim.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
70.6%
-
Jo
18.3%
-
Ndoshta
11.1%
Vota total: 972
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
U arrestuan nga 'Plumbi i Artë', GJKKO dënon me burg Agron Qafën dhe Florenc Çekrezin
19 Korrik, 16:08
-
Nën akuzë për shpërdorim detyre në 2 raste, GJKKO pranon gjykim të shkurtuar për Vangjush Dakon
19 Korrik, 14:57
-
Kërkoi daljen nga regjimi ‘41 Bis’, GJKKO rrëzon kërkesën e të dënuarit përjetë, Nikolin Topalli
18 Korrik, 12:33
-
Mashtroi italianët dhe u vodhi 4.7 mln €, GJKKO kalon për gjykim dosjen për Bruno Çobon
17 Korrik, 13:05
-
Masakra e Gërdecit/ Shtyhet seanca, mungoi një prej ekspertëve! GJKKO afat: 2 javë kohë për t'iu përgjigjur 113 pyetjeve! As Mediu i pranishëm
17 Korrik, 09:29
-
Kërkoi rikthimin e 'Audit' luksoz, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Kejvina Kthellës
16 Korrik, 15:48
-
Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja, GJKKO zgjat hetimet me 3 muaj për Ramazan Rrajën dhe 4 të tjerët
16 Korrik, 15:11
-
Prona dhe toka nga Shëngjini në Himarë, Apeli i GJKKO lë në fuqi konfiskimin e pasurive të ish-gjyqtarit Guxim Zenelaj
15 Korrik, 10:30
-
Në burg për inceneratorin e Tiranës, GJKKO liron nga qelia ish-zyrtarin Pëllumb Abeshi! Mbarojnë afatet e paraburgimit
12 Korrik, 12:55
-
GJKKO lë në burg Xhelal Rrajën, vëllai i ish deputetit PS-së, pjesë e grupit të Durim Bamit! Akuzohet se planifikuan të vrisnin Arben Ndokën
12 Korrik, 09:37
-
Tiranë/ I akuzuar për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, vihet në pranga 38-vjeçari (EMRI)
11 Korrik, 19:08
-
‘Metamorfoza’/ Pëllumb Gjoka me këmbë të thyer e aritmi, shtyhet seanca! Paraqitet avokati i tij italian, s’lejohet në seancë
11 Korrik, 13:02