LONDER - Ora e Big Benit e cila është më e famshme në Botë do të jetë e heshtur gjatë ceremonisë mortore të ish-kryeministres britanike, Margaret Thatcher.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, John Bercoë, tha se ky është një gjest i duhur për të shpehur ndjenjat tona për të ndjerën Thatcher.

“Besoj se përmes heshtjes ne mund të shprehim dinjitetin dhe respektin e thellë ndaj saj”, tha ai.

Fëmjët e Margaret Thatcherit, Mark dhe Carol thanë se vlerësojnë shumë këtë nder të madh, që i bëhet mamasë së tyre.

Ora, që ndodhet pranë parlamentit britanik në Ëestminster nisi të numëronte kohën në 31 maj të vitit 1859 dhe tingëllima e saj ra për herë të parë 6 javë më vonë.

Duke punuar, që prej 150 vitesh, Big Ben është simboli i Londrës dhe një nga pikat e referimit më të famshme në botë.

Ndërkohë nesër në Katedralen e Shën Palit rreth 2.200 personalite të ndryshme nga e gjithë bota do të marrin pjesë në funeralin e ish-kryministres britanike.

Margaret Thatcher, që ndryshe njihet edhe si Zonja e Hekurt për rolin e saj në arenën ndërkombëtare ndërroi jetë më 8 prill, nga tromboza.

(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)