Cërrik/ I vuri flakën një pjese të pyllit, në hetim një 49-vjeçar

Cërrik/ I vuri flakën një pjese të pyllit, në hetim një 49-vjeçar

Foto ilustruese

Dy persona në Cërrik e Korçë dyshohen për zjarrvënie të qëllimshme dhe janë vënë nën hetim. Një 49-vjeçar në fshatin Gostimë të Cërrikut po hetohet në gjendje të lirë pasi dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme.

Qytetari me iniciale K.B., dyshohet se ka ndezur disa vatra zjarri në fshatin Shtërrmen e si pasojë është djegur një sipërfaqe pylli si dhe disa pemë frutore në pronësi të shtetasit Sh.B.

 "U procedua penalisht në gjendje të lirë për veprën penale "Shkatërim i pronës me zjarrë", shtetasi: K.B., 49 vjeç, banues në fshatin Gostimë, Cërrik,  pasi në pyllin e fshatit Shtërrmen, Cërrik në mënyrë të qëllimshëm ka ndezuar disa vatra zjarri dhe për pasojë është djegur një pjesë e pyllit dhe disa pemë frutore në pronësi të shtetasit Sh.B." - njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Githashtu një tjetër qytetar me iniciale M.K., banues në fshatin Miras, Devoll po hetohet në gjendje të lirë.

Ai dyshohet se ka djegur një sipërfaqe prej 15 dynym shkurre dhe bimësi të ndryshme në vendin e quajtur Paçrovë.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit M. K., banues në fshatin Miras. Shtetasi i mësipërm, në vendin e quajtur Paçrovë, në fshatin Miras ka djegur me zjarr një sipërfaqe prej 15 dynym shkurre dhe bimësi të ndryshme, ku pas ndërhyrjes së policisë dhe shërbimeve të zjarrfikëses, zjarri është vënë në kontroll" - njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr".

I.K//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Djali nuk ka dashur ta takojë Parashqevi Simakun', flet ish-bashkëshorti i këngëtares: Vetëm sot ra dakord

'Djali nuk ka dashur ta takojë Parashqevi Simakun', flet ish-bashkëshorti i këngëtares: Vetëm sot ra dakord