Cërrik, Balla: Kryebashkiaku i LSI
të ndjekë shembullin e Vasilit

Cërrik, Balla: Kryebashkiaku i LSI<br />të ndjekë shembullin e Vasilit
Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, i zgjedhur në qarkun e Elbasanit, ka falenderuar ditën e sotme qytetarët e Cërrikut për mbështetjen dhe për votën që i dhanë në 25 qershor.

Duke komentuar dorëheqjen e Petrit Vasilit nga kreu i LSI, deputeti Balla i ka kërkuar kryebashkiakut të Cërrikut, Altin Toska, të mbajë fjalën e dhënë dhe të japë dorëheqjen.

Kujtojmë se gjatë zhvillimit të fushatës, Altin Toska, kryetar i Bashkisë së Cërrikut ka deklaruar se do të jap dorëheqjen nëse LSI nuk del forcë e parë në Cërrik.

Gjithashtu Balla ka folur edhe për zgjedhjet duke e cilësuar atë si një betejë të vështirë. Madje ai ka vijuar më tej duke thënë se “Drejtësia të ndëshkojë rastet në hetim për korrupsion elektoral. Shqiptarët votuan për të ardhmen e tyre. Në shtator të fillojë reforma e plotë elektorale”, përfundoi Balla.

Reagon Toska: Pati kërcënime dhe blerje votash
Pas deklaratës së Ballës, ka reaguar Altin Toska duke u shprehur se qytetarët e Cërrikut u kërcënuan dhe votat u blenë.
 
Toska nuk komenton çështjen e dorëheqjes, por shprehet se “më ka votuar populli i Cërrikut dhe për këtë detyrimi im është që t’iu shërbej atyre me përkushtim të lartë edhe pse Tao ka lobuar në qeveri disa here kunder bashkise se Cërrikut”.
 
Deklarata e Altin Toskës
Më vjen për të qeshur nga deklaratat e Taulantit, kur kujtoj terrorin dhe krimin që lëvizte me makinat e policisë netëve të nxehta të qershorit për të kërcenuar dhe blerë popullin e Cërrikut.
 
Pasi nuk ia arriti dot qëllimit dhe premtimin që I kishte bërë Ramës për ta nxjerre LSI me 0 deputete tani vjen dhe bën deklarata qesharake.
 
Po I kujtoj Taos që mua më ka votuar populli I Cërrikut dhe për këtë detyrimi im është që tiu shërbej atyre me përkushtim të lartë edhe pse Tao ka lobuar në qeveri disa here kunder bashkise se Cërrikut.
 
Për mua LSI është forcë e parë dhe forcë e paparë sepse është forcë e parë e rinisë është forcë e parë e integritetit dhe dinjitetit Tao qe ti nuk i ke njohur dhe s'besoj se ke për ti njohur, prandaj edhe shefi yt nuk të bën ministër sepse e di që ti gjithmon qeni që leh për të do jesh. Suksese në jetë Tao.
 
Uroj që milionat e eurove që shpërndave në qarkun e Elbasanit mos tiu mbledhësh prap qytetarëve duke iu shitur vendet e punës.
 
Tashmë realizoni planin për të bërë ato qe nuk i bëtë në 4 vjet. Ne LSI do jemi opozita që nuk ka patur Shqiperia ndonjëherë, e cila as nuk blihet as nuk frikësohet por do të jete zëri që ju Tao të rilindjes doni ta zhdukni do te jetë zëri i popullit. LSI forcë e parë forcë e paparë

 

Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre