Cërrik, Balla për kryebashkiakun
e LSI: Na kujton Lulin dhe Saliun

Cërrik, Balla për kryebashkiakun<br />e LSI: Na kujton Lulin dhe Saliun
Kryesuesi i listës së PS-së në qarkun e Elbasanit për zgjedhjet e 25 Qershorit,Taulant Balla, zhvilloi një takim elektoral në qytetin e Cërrikut.

Në këtë takim ishte ftuar edhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj dhe kryetari i bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini për të dhënë shembullin e mirëqeverisjes vendore.

Në fjalën e tij, deputeti Balla u shpreh se ndonjëri do thotë, ‘ore po ky Taulanti çfarë ka bërë sot që ka marë edhe Lalën edhe Lalin edhe i ka sjellë në Cërrik.

“Arsyeja është shumë e thjeshtë dhe  t’i japin mundësinë kryetarit të bashkisë së Cërrikut që ta marin për specializim disa ditë në Tiranë, sepse nuk është duke bërë punën mirë.

Shkollën e lartë tek lali Eri dhe masterin tek Qazimi dhe të vazhdojnë punët këtu në Cërrik, sepse ecin ngadalë dhe ti themi që fondet, mbështetjen e Cërrikut nuk ka si të jetë ndryshe sikur i ka Tirana apo i ka Elbasani, sepse nuk mund të jetë ndryshe, nëse Tirana i merr investimet nga Edi Rama, Elbasani i mërr investimet nga Edi Rama, si ka mundësi që qenka republikë më vete Cërriku që i merka nga Dash Xhika.

Keni dëgjuar gjë ju që Dash Xhika është kryeministër apo është ministër i financave?
E vërteta është që ne e kemi shumë përzemër Cërrikun, sepse i dashur Erion që ta dish, nëse PS do të kërkonte një lapidar të vetin, ku ka lindur PS që ta dish ka lindur në Cërrik. Këtu është zemra e PS dhe jam i sigurtë që këtu ku  është zemra e PS ne do të kemi një fitore spektakolare.

Në vijim të fjalës së tij, Balla tha se shumë kemi bërë në Cërrik, por kemi shumë për të humbur nëse kthehemi mbrapa.

“Unë jam shumë i shqetësuar për mënyrën se si po sillet kryetari i bashkisë së Cërrikut me qytetarët e Cërrikut. Kur bëhesh kryetar bashkie duhet të harrosh partinë nga vjen e duhet t’i shërbesh pa asnjë dallim qofshin të majtë apo të djathtë, socialistë apo LSI-stë, bashkia është e qytetarëve dhe ke detyrën që t’u shërbesh të gjithë qytetarëve dhe nuk mund ta kthesh bashkinë në institucion, ku punësohet në radhë të parë gjithë fisi, pastaj gjithë krushqia e fisit dhe pastaj kur mbaron krushqia e fisit fillon më krushqinë e Dashit. 

Kjo nuk mund të vazhdojë më kështu, sepse bashkia e Cërrikut është bashkia në radhë të parë e popullit të Cërrikut, por sigurisht dhe e socialistëve të Cërrikut, të cilët në 2015 i dhanë mundësinë Cërrikut që të bashkangjitej në trenin e ndryshimit në drejtimin e duhur. Nëse nuk do të ishin socialistët e Cërrikut nuk do të kishte asnjë shans Altini, i cili nsëse nuk do të ishin socialistët sot do të ishte në Itali, është sot në krye të bashkisë për shkak të votave që i kanë dhënë socialistët dhe ne duam të punojmë përditë me të.

Ja kemi thënë që ne nuk duam t’i shohim dallimet ndërmjet partive nga vijmë, ne jemi këtu për të punuar me ty për qytetin e Cërrikut, për të gjitha njësitë administrative, por në Shelg nuk është bërë asnjë punë, në njësitë administrative, ndërkohë që gjithë këto investime që janë këtu janë pjesë e projetkit kombëtarë të rilindjes urbane, ‘e kur na intereson themi që Edi Rama nuk ka bërë asnjë investim në Cërrik, po gjithë këto punë këtu, a nuk janë këto pjesë e një projekti të madh të rilindjes urbane dhe kur na intereson dalim dhe në tv e themi që rilindja urbane ishte një gabim, këtë e themi në tv dhe kur dalim rrugëve të Cërrikut themi i kemi bërë ne, i ka bërë LSI’.

Jo, këto nuk i ka bërë as LSI-ja e asnjë tjetër, por i ka bërë qeveria e shqipërisë, sepse qeveria e drejtuar nga Edi Rama e do Cërrikun dhe do ta dojë sepse e meriton. 

Në vijim Balla tha se na vjen keq për zonat e fshatit nuk kemi bërë aq sa duhet, e bashkia duhet të kishte bërë një punë të shkëlqyer përsa i përket pastrimit të kanaleve vaditëse.

“Nuk kanë punë fadromat e Cërrikut të vijnë të pastrojnë kanalet vaditësetë Labinotit, sepse i pastrojmë vetë ne, por nuk kanë punë që fadromat e Cërrikut të vijnë të kërkojnë vota në Labinot. Le të përdoren këtu, të pastrojnë kanalet vaditëse këtu në Cërrik, se punët nuk bëhen për një javë deri më datë 25, punët do të vazhdojnë të bëhen pas datës 25, sepse na presin shumë punë të rëndësishme. Ne duhet ti themi Cërrikut që me PS shqipëria që duam do ti japë mundësi Cërrikut për sa më shumë punësim.

Siç punuam për Vettingun dhe reformën në drejtësi, ne do të punojmë për më shumë punësim, por jo punësim në bashki, ‘hajd se po fusim 100 veta tani ktëtë muaj që tju marim votën e me datë 26 nuk jeni më në punë’. Këtë lloj forme e bëntë qeveria e Saliut, ne jemi ndryshe nga ata, nuk kemi votuar një kryetar bashkie që të na qeverisë e të na kujtojë Lulin apo Saliun. 

Duke folur për ndihmën ekonomike, Balla u shpreh

“Ne e kemi ndryshuar tërësisht, e një prej arsyeve të tjera pse erion veloiaj është sot këtu është sepse në ka një ministër në dy vite qendroi ministër dhe bëri dy reforma shumë të rëndësishme.

E para ishte reforma e skemës së ndihmës ekonomike. Ne ja hoqëm pushtetit vendor, bashkive të drejtën që të ndërhyjnë në listën e familjeve në ndihmë ekonomike, është ministria ajo që cakton, duke vlerësuar me transparencë kush janë familjet që meritojnë të jenë në ndihmë ekonondihmës ekonomike krahasuar me 2013 dhe kemi rritur dhe numrin e familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike plot dy herë”, theksoi Balla.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com


 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar