Çertifikatat e pronësisë, nga e hëna
jo më te hipotekat por tek ALUIZNI

Çertifikatat e pronësisë, nga e hëna<br />jo më te hipotekat por tek ALUIZNI
Çertifikatat e pronësisë nga kjo e hënë nuk do të merren më tek Hipotekat por tek zyrat e Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Informale.

Lajmi është bërë i ditur në një konferencë të përbashkët mes kreut të ALUIZNI-t Artan Lame dhe atij të Hipotekave Ilirjan Muho ku Artan Lame ka thënë se të gjthë qytetarët duhet të paraqiten pranë zyrave të ALUIZNI-t që nga kjo e hënë për të tërhequr çertifikatat e pronësisë së objekteve të tyre.

Sipas tij, ky ndryshim ka ardhur për të shmangur burokracitë dhe ecejakjet e qytetarëve sa në një zyrë në një tjetër.

Lajme shumë të mira për qytetarët që janë në proces legalizimi të banesave të tyre. Duke filluar nga e hëna të gjithë qytetarët që legalizojnë banesat e tyre nuk do aplikojnë pranë ZRPP-ve për regjistrimin dhe marrjen e çertifikatës së pronësisë, këtë proces kompleks do ta kryejnë  drejtoritë përkatësë të Aluizni-t në bashkëpunim me zyrat përkatëse të Hipotekës’ tha Artan Lame.  
 
Kryeregjistruesi, Ilirian Muho, deklaron se tashmë qytetarët do ta kenë më të thjeshtë që të përfundojnë të gjitha proçedurat e kërkuara.
 
“Ndryshimi i bërë kohet e fundit ka dy risi. E para është që për qytetarët tashmë shmanget një sportel. Nëpërmjet këtij ndryshimi nuk është më e nevojshme që qytetarët të paraqiten në zyrat tona për të aplikuar, këtë detyrim e marrin zyrat e ALUIZNI-t. Janë aty përgjegjëse që pas përfundimit të procedurave për dhënien e lejeve të legalizimit kanë të drejtën të aplikojnë online në sistemin tonë. Brenda 10 ditëve specialistët e trajtojnë këtë aplikim. Brenda këtyre ditëve nëse ka nevojë për një sqarim, ky komunikim do të bëhet nga zyrat e ALUIZNI-t. Në momentin e përfundimit të trajtimit, pra kur kërkesa trajtohet pozitivsht atëherë qytetarët duhet të paraqiten në zyrat tona për të aplikuar dhe tërhequr dokumentin e pronesisë. Pra qytetarët do të paraqiten pranë zyrave tonë në momentin e aplikimit dhe atë të tërheqjes së dokumentit të pronësisë” tha Muho.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Kosovarët e duan Harris e serbët Trump

Kosovarët e duan Harris e serbët Trump