Certifikatat, Rama: Gjoba
punonjësve që i lëshojnë

Certifikatat, Rama: Gjoba<br />punonjësve që i lëshojnë<br>
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar të gjithë punonjësit e gjendjes civile në mbarë vendin, që të mos prodhojnë më certifikata. Nga qyteti i Vlorës, ku po zhvillon takim me drejtuesit vendorë të qarkut, i pari i qeverisë njoftoi se do të ketë gjoba për të gjithë ata punonjës që do kapen duke prodhuar certifikata për qytetarët.

Më tej, ai tha me tone të ashpra se këtyre punonjësve do iu merret rroga dhe do lihen pa rrogë fare.

“Do gjobisim punonjësit e gjendjes civile që prodhojnë certifikata. Do ua marrim nga rroga e tyre dhe të rrinë pa rroga fare", tha Rama.

“Nuk e kuptoj pse prodhoni akoma certifikata, kur ministri ka nxjerrë një urdhër që të mos printojnë dhe paguajnë për certifikatat? Për çfarë i prodhoni certifikatat? Ju duhet t’i thoni qytetarit se mund ta nxjerrë edhe vetë dhe mos paguaj. Kijeni parasysh këtë. Do gjobimin punonjësit e bashkive që nxjerrin certifikata. Do i paguajnë ata nga xhepi i tyre. Ne kemi bërë thirrje dhe prap nxjerrin certifikata. Do detyrohemi të çojmë deri në fund këtë proces dhe do ua mbajmë paratë nga rroga atyre punonjësve të bashkisë që vijojnë të nxjerrin certifikata dhe nuk zbatojnë urdhrat.”- tha Rama.

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)