Pak ditë më parë shpërtheu çështja e kapitenit Amir Rrahmani, i cili njoftoi se nuk pranon të grumbullohet për ndeshjet e Ligës së Kombeve për shkak të sulmeve që ka patur nga drejtuesit e federatës. Që prej atij momenti Kosova nuk po gjen qetësi.
Shumë media kanë shkruar se Edon Zhegrova nuk ka marrë ftesë nga trajneri Foda, ndërsa përveç këtij të fundit ka nisur edhe një bojkot nga disa lojtarë. Figura kryesore të përfaqësues ‘dardane’ si Vedat Muriqi, Milot Rashica, Valon Berisha, Florent Muslija dhe Arijanet Muriç nuk do të grumbullohen, pasi qëndrojnë krah Amir Rrahmanit dhe janë kundër drejtuesve të federatës.
Mbetet për t’u konfirmuar këtë javë kur të publikohet lista me të grumbulluarit nëse këto raportime janë të vërteta, por sidoqoftë situata me Amir Rrahmanin ka përçarë Kosovën.









Komente
Komento