TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka dërguar një letër ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim, në mbrojtje të ish- deputetit të tij, Ervin Salianji. Në letrën që mban datën 11 shkurt, Basha ka informuar për çështjen 'Babale', sipas së cilit Salianji është dënuar padrejtësisht, ndërsa vëllai i ish- ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, ka mbrojtjen nga qeveria.

Kryedemokrati hedh akuza për policinë, drejtësinë dhe qeverinë shqiptare, sipas së cilit të gjithë bashkë i kanë dalë në mbrojtje Agron Xhafajt, e ndërsa me anë të një gjyqi politik, siç ai quan, kanë dënuar ata që kanë denoncuar krimin.

"Në këtë letër, keni një  informacion të shkurtër lidhur me vëllanë e ish- ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Ne jemi shumë të shqetësuar  për ndërhyrjen politike në çështjen 'Xhafaj'.

PD ka denoncuar publikisht me prova dhe fakte në sajë të përfaqësuesit të tij, Ervin Salianji për përfshirjen trafikimin e lëndëve narkotike të Fatmir Xhafajt, vëllai i ish- ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, i cili mbrohej dhe lëviztë i lirë në Shqipër, edhe pse ai ka një dënim nga gjykata Italia me 7 vite e4 muaj burg. Pavarësisht kësaj, ai vijonte lëvizte i lirë për shkak se kishte mbështetje nga qeveria.

Pasi kjo çështje u bë publike nga përfaqësuesi i PD-së, Ervin Salianji dhe gazetari investigativ, Jetmir Olldashi, vëllai i ministrit të Brendshëm u dërgua me shpejtësi në Itali, ku dhe po vuan dënimin atje. Pavarësisht këtyre zhvillimeve, nën presionin politik të qeverisë, sistemi drejtësisë dështoi të bëjë dhe përfundojë një hetim për këto krime të dyshuara, përfshi tentativat për t’i mbuluar ato, me përfshirjen e zyrtarëve të lartë të policisë dhe politikanëve nga PS. Gjyqi prodhoi shkelje flagrante të ligjit, nga një gjykatës haptas i lidhur me partinë në pushtet duke dënuar përfaqësuesin e PD Ervin Salianji dhe gazetarin Jetmir Olldashi me akuza absurde për raportime të rreme.

 Bashkangjitur në dokument keni një panoramim më të qartë të abuzimit të pushtetit dhe trysnisë politike që ka çuar në një drejtësi qesharake, duke dënuar denoncuesit e krimit dhe duke mbrojtur autorët", shkruhet në letër. 

Ish-deputeti Ervin Salianji dhe gazetari Jetmir Olldashi u shpallën fajtorë nën akuzën e 'kallëzimit të rremë' lidhur me inskenimin e audio-përgjimit me qëllim përfshirjen e vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj në trafikun e drogës. Gjykata Penale vendosi 1 vit burgim për ish-deputetin Salianji me akuzën e kallëzimit të rremë kryer në bashkëpunim, por ai nuk u arrestua për të bërë burg, pasi u hetua në gjendje të lirë.

Letra e kreut të PD, Basha