Gjykata dënon me 1 vit burg ish-deputetin demokrat/ Salianji: Vendimi u mor nga një anëtar i Bandës së Lushnjes

TIRANE- Ish-deputeti Ervin Salianji dhe gazetari Jetmir Olldashi shpallen fajtorë nën akuzën e 'kallëzimit të rremë' lidhur me inskenimin e audio-përgjimit me qëllim përfshirjen e vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj në trafikun e drogës. Gjykata Penale vendosi 1 vit burgim për ish-deputetin Salianji me akuzën e kallëzimit të rremë kryer në bashkëpunim, por ai nuk do të arrestohet për të bërë burg, pasi është hetuar në gjendje të lirë dhe pas ankimimit që Salianji paralajmëroi ndaj vendimit, do të pritet shihet cfarë do të vendosë Gjykata e Apelit, për të marrë formë të prerë. Ndërkohë, Albert Veliu njohur si Babalja u dënua me 3 vite e 8 muaj burg ndërsa gazetari Jetmir Olldashi u dënua me 6 muaj burg, dënim i cili do të zëvendësohet me 100 orë pune.

Prokurori Genc Qana kërkoi 1.6 vite burg, por konvertuar në 3 vite shërbime prove, prokurori tjetër i dosjes, Kolë Hysenaj kërkuar 1.6 vite burg, ndërkohë që gjyqtari Artan Gjermeni e dënoi me 1 vit burg Salianjin.

Jashtë dyerve të gjykatës, Salianji akuzoi Artan Gjermenin, gjyqtarin që dha vendimin për dënimin e tij, se është anëtar i Bandës së Lushnjes dhe militant i Partisë Socialiste, ndërsa u shpreh se do ta apelojë atë.

Pak para vendimit, Salianji akuzoi edhe njëherë se prokuroria nuk ka asnjë provë, por vetëm urdhër politik. Ai nxori një skicë që sipas tij është harta e qelizave telefonike që tregon se Jetimir Olldashi, Geron Xhafaj dhe Albert Veliu kanë qenë për një orë në të njëjtën zonë, te lokali i vëllait të ish-ministrit kur eshte bere regjistrimi i audios në orën 13:30.

"Pretenca u bë gati nga Edi Rama që ditën e dytë të publikimit të skandalit të vëllait të ish-ministrit Xhafajt. Në datë 24 kur është bërë investigimi i gazetarit Jetimir Olldashi për një orë, sipas qelizave telefonike edhe Geron Xhafaj edhe Jetimir Olldashi dhe Albert Veliu sipas antenave ndodhen në të njëjtën zonë që është edhe lokali i Agron Xhafajt. Kam Kjo provë nuk është kundërshtuar nga prokuroria. Kam prova se Alizoti është dëshmitar i rremë  kur thotë se e ka sjellë në 15 janar audio dhe se ma ka dorëzuar mua. Alizoti merrte dhe paguhej me para nga drejtori i policisë së Fierit.

Kemi edhe fakte të tjera, që janë komunikimet telefonike të dy numrave të Veliut, dhe nga 14 janari dhe deri në fund të shkurtit nuk ka ardhur në Tiranë për të më dorëzuar materialin audio, bie me provë shkencore pretendimi i dëshmitarit të sajuar. Edhe numri i Alizotit dhe Babales nuk janë në Tiranë sipas qelizave të kompanisë, që janë në dosjen e prokurorisë. Mbrojtja jonë është mbi 300 faqe, ndërsa prokuroria nuk ka asnjë provë, vetëm urdhër politik. Prokuroria duhet të ndryshonte qëndrim sepse edhe dy prokurorët e parë janë shkarkuar nga vetingu" tha ai. 

Harta e qelizave telefonike qe publikoi Salianji, qe sipas tij eshte marre nga kompanite telefonike

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:59
U dënua nga gjykata penale/ Salianji: Nuk ka 'qelbësirë' që më ndal, vendimi i mor nga një anëtar i Bandës së Lushnjes! Do ta apeloj

Jashtë dyerve të gjykatës penale e cila ka dhënë vendimin për deklarimin e tij fajtor për akuzën e kallëzimit të rremë, ish-deputeti Ervin Salianji ka bërë akuza të forta ndaj trupës gjykuese dhe palëve politike. Ai tha se pavarësisht përpjekjeve asgjë nuk do ta ndalë, për të thënë atë që ai e quajti "e vërteta".

"Siç ishte e pritshme, siç e kam deklaruar, siç e kemi deklaruar prej kohësh, një pretencë e shkruar, një vendimmarrje e parashkruar dhe e bërë gati kohë më përpara. As për sy e faqe nuk priti për ta dhënë apo për të marrë kohën e nevojshme pas provave që ne depozituam. Ishte një vendimmarrje e shkruar shumë kohë më përpara, e  pabazuar në ligj, e pabazuare në prova, e pabazuar në fakte. E bazuar vetëm në dëshirën politike të kryeministrit dhe në ambicien politike të gjyqtarit anëtarë të bandave të Lushnjës dhe të akuzuar me lidhje të forta me bandat dhe me krimin në këtë vend. Famëkeq në lidhje me vendimet që ka dhënë për lirimin e bandave dhe famëkeq edhe në vendimin e sotëm i cili i shërben drejtpërdrejtë vetëm karrierës së vet pas gjyqësore, për të hyrë në rrugën politike me Partinë Socialiste dhe për t’i shërbyer verbërisht shokëve të vet, të cilët e ka vënë.

Ka disa shkelje të qarta të cilat e bënin që ky vendim të ishte në këtë konkluzion shumë kohë më përpara. Dhe më kryesorja është që po ky gjyqtar në një çështje tjetër të mëparshme timen me një përfaqësues lokal të PS është tërhequr për një konflikt interesi. Ndërkohë që kemi kërkuar tre herë përjashtimin e tij dhe ka qëndruar për ti shërbyer verbërisht dhe në kundërshtim me ligjin PS dhe grupit të strukturuar kriminal.

Pa diskutim që nuk ka mafie, nuk ka llum, nuk ka llucë, nuk ka qelbësira në këtë vend që as nuk më ndalin dot dhe e ritheksoj as nuk më izolojnë dot. Është e qartë fare që kanë tërhequr në llum edhe në një llucë të vogël këtu ku janë edhe ndihen komod, për të kontrolluar edhe disa prokurorë dhe gjyqtarin që e kanë të partisë së vet për të tentuar të devijojnë të vërtetën për t’i shërbyer mafies. Pa diskutim që jo vetëm që nuk më trembin por më bën akoma, jashtë modestisë, më bën të privilegjuar që jam unë që jam në 50 procese gjyqësore me përfaqësues të Partisë Socialiste, përfshirë edhe procesin e sotëm.

Më bën që të jem më i motivuar, edhe më i fortë, edhe më denoncues edhe me emra konkretë ndaj këtij grupi të strukturuar kriminal të cilat do t’i bëj publike gjatë javëve në vijim dhe nuk më tremb aspak përveç parashikimit që ishte i saktë që fjala e kryeministrit dhe i përfaqësuesve të Partisë Socialiste për të intimiduar opozitën duke krijuar një farsë politike dhe për ta kërcënuar se ky nuk është një kërcënim për burgosje, por është një kërcënim për karrierën politike të kujtdo që denoncon. Nuk ka asnjë diskutim që pjesë e drejtësisë së vjetër që janë këta dhe llumit në të cilin janë përfshirë dhe kanë mbetur në sistemin gjyqësor do të demontohen dhe çmontohen siç kanë bërë prokurorët dhe gjyqtarët e mëparshëm. Së pari është apelimi, pa diskutim më pas ndjekja në çdo instancë gjyqësore dhe nëse vazhdohet me këtë situatë deri në Gjykatën e Strasburgut që të zbulohet tërësisht e vërteta. E sigurt është që gjyqtari është shok me Xhafajn dhe bandat në këtë vend. Sot i ka bërë një shërbim jo vetëm PS-së por vetë bandave sepse me vendimin e sotëm pushohet dhe mbyllet çështja për trafik narkotikësh ndaj Agron Xhafajt dhe shpërdorimi i detyrës ndaj Fatmir Xhafajt. Do kemi kohë për të folur për skandale të tjera", tha Salianji.

Ora 15:58
Gazment Bardhi: Vendimi për Ervin Salianjin u dha nga një anëtar i Bandës së Lushnjes

Sekretari i Përgjitshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi, tha se vendimi për ish-deputetin Ervin Salianji është dhënë nga një anëtar i bandës së Lushnjes, njëherazi militant i Partisë Socialiste.

"Një vendin i pritshëm. Asnjë surprizë që gjyqtari anëtar i bandës së Lushnjes, Artan Gjermeni, do të merrte këtë vendin ndaj një përfaqësuesi të Partisë Demokratike, që ka futur në burg bashkëpunëtorët e tij, anëtarë të Bandës së Lushnjes. Mbajeni mend këtë që unë po ju them. Në momentin e parë që zotëria do të kalojë në vetting, do të shikoni që kjo që unë them sot, është tërësisht e vërtetë.

Sot, Ervin Salianji dhe gazetari Jetmir Olldashi, nuk është dënuar nga drejtësia, nuk është dënuar nga gjykata, është dënuar nga një anëtar i Bandës së Lushnjes. Sikundër prokuroria edhe gjykata, kanë marrë një vendim politik për të mbrojtur bandën e Agron Xhafajt, për të mbrojtur trafikantët e drogës në qytetin e Vlorës, dhe për ti mbyllur gojën opozitës dhe medias. I garantojmë të gjithë qytetarët, që ky vendim për dënimin e përfaqësuesit të opozitës, Ervin Salianji, dhe të gazetarit Jetmir Olldashi, jo vetëm që nuk do të na ndalë në betejën e përditëshme me qeverinë që bashkëpunon me krimin e organizuar, por na bën më të fortë për të vazhduar betejën, jo vetëm me përfaqësuesit e krimit në qeveri, por edhe me përfaqësuesit e krimit në prokurori dhe në gjykatë.

Zoti Bardhi, ku e bazoni këtë deklaratë, është një akuzë shumë e fortë në drejtim të një gjyqtari?

Gazment Bardhi: Ky është një fakt i mirënjohur. E ripërsëris: Në momentin e parë që përfaqësuesi i Bandës së Lushnjes, Artan Gjermeni, do të dalë në procesin e vettingut do të shikoni edhe ju mediat dhe opinioni publik, provat që Artan Gjermeni nuk është thjeshtë, ky gjykatës, një bashkëpunëtor i Bandës së Lushnjes, është anëtar i bandës së Lushnjes.

Sot Ervin Salianji, e përsëris, është dënuar nga Banda e Lushnjes, pse ka sulmuar bandën e Agron Xhafajt.

Ankesa sapo ky zotëri, anëtar i Bandës së Lushnjes, e përsëris: gjyqtari Artan Gjermeni, është anëtar i bandës së Lushnjes. Dhe ky është një fat për të cilin opinioni publik, ky nuk është një fakt që e them unë për herë të parë, është një fakt publik pavarësisht se shpesh, media, edhe për shkak të zhvillimeve, e harron këtë fakt. Artan Gjermeni, përveçse është anëtar militant i Partisë Socialiste, është anëtar i Bandës së Lushnjes.

Sot është bërë bashkë Banda e Lushnjes me bandën e Agron Xhafajt, të cilët kanë bashkëpunaur edhe në të shkuarën për trafikun e drogës në jug të Shqipërisë. Dhe ky vendin i sotëm, është konfirmim i kësaj aleance.

E ripërsëris, për të mbrotjur bandën e Agron Xhafajt, Ervin Salianji dhe gazetari Jetmir Olldashi, sot janë dënuar nga një anëtar i Bandës së Lushnjes", tha Bardhi.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 19/12/2019 08:31

    Shume pak i kane dhene dhe boll beri Salianji viktimen se nuk e mbron dot veten me gjithe ato fabrikime qe ka bere. Denim duhet te kishte edhe per Florenc Hoxhen dhe Sali Lushaj si pjese e komplotit, por drejtesia jone sakate i gjen mundesite per te zbutur situatat. PD-ja rreshtuar ne krahe te Salianjit nje turp i madh kombetar qe tregon se nuk meritojne asnje kokerr leku nga taksapaguesit shqiptare per te qendruar as ne opozit lere me per pushtet.

    Përgjigju
  • Flori: 19/12/2019 02:04

    Vendimi gjykates eshte jo i drejte,,,duhej denuar 5 vjet,,cuni i sheges,,,biles dhe ai kerrici i fariut te denohet 5 vjet,,,shko e bli sapun dhe vaj o salianji se do kesh pune ne burg....

    Përgjigju
  • Ermali: 18/12/2019 22:44

    Shyqyr qe iku! Ne burg qe neser! O sa mu be qefi kur e lexova kete lajm, kshu lajmesh te kemi per dit, te shikojm salimiun ne burg po te gjithe saliminjt!

    Përgjigju
  • Populli: 18/12/2019 22:11

    Iku dhe nje pis nga politika Shqiptare, iku dhe nje cope jashteqitje qe felliqte atdheun me frymen e vet. Shpresojme qe si ky te shporren edhe jashteqitjet e tjera si Berisha Meta Monika Qe nuk lane gje pa i bere ketij kombi dhe me injorancen dhe makuterine e tyre mbollen vetem krim dhe mjerim ne kete vend

    Përgjigju
  • meri: 18/12/2019 20:46

    Kembe te mbar...març te gjithe Banden e SB me vete:

    Përgjigju
  • Miu haleve: 18/12/2019 19:31

    Je i vogël o IDJOT i ler dërgo çfar të dush ti ske shanc se je pa shkoll. E po të kesh shkoll e ke ble në TIRAN e kjo shkoll stë bën pun . UN JAM LINDUR NË USA O DEBIL E KAM 2 FAKULTETE SI TËRE MENJA QË TI MUND TË MË BLLOKOSH MUA CELULARIN O KARAGJOS I MBARUAR.

    Përgjigju
  • Goni: 18/12/2019 19:28

    Po ja do dali dhe basha ta mbroje ashtu sic doli bardhi dhe kjo tregon qe jane pjese e planit as me pak e as me shume burg meritojne

    Përgjigju
  • Vani: 18/12/2019 19:26

    Me perverset e PD dalin japin konferenca, ose ketyre ju djeg ose ngaqe I kane zakon ti bejne mbrojne shokun se kane frike se mos shoku tregon emrat

    Përgjigju
  • Cubi: 18/12/2019 18:24

    Atje te shkoj.Na kan ber lesh arabi qente. Edhe ai bardhi djali falliut e sa sa te tjer kriminela ka ne shqup.

    Përgjigju
  • korcari: 18/12/2019 17:56

    NE BURG FUTENI ATE SALIANJI,,,,BILES DY OSE TRE VJET,,,kur bejne burg behen me te mire....

    Përgjigju
  • Rama Berisha Meta Monika dhe ushtaret: 18/12/2019 17:50

    Cfare dyshe do beje me kete Bardhin o Salianji no bo bo bo do cmenden cunat nga qefi pa pa pa pa

    Përgjigju
  • Ilo: 18/12/2019 17:41

    Po' ik o katundar shko se po' te presin cunat te te bjere sapuni, se boll na ke ca trapin me gomarlliqet e tuaj te sajume.

    Përgjigju
  • Sadik: 18/12/2019 17:14

    Po kur ky cilimiu ngjiti shkallet e PD, tani u kuptua se si. Bene kasaphane me mashtrime neper tv, mbi kurrizin e shtetit per perfitime politime e tani dalin e shfryjne per mbi gjyqtare, sepse nuk ju eci plani

    Përgjigju
  • Rakipi: 18/12/2019 17:11

    Dolen qente ta mbrojne duke sulmuar gjyqtaret. Mjere populli me kete opozite, skane turp as t dalin e te mbrojne nje ordiner qe deshi t beje karriere me vidjo te montuara

    Përgjigju
  • Toni: 18/12/2019 17:09

    Me ne fund vepron drejtesia. E meriton ate denim se deshi tu hedh hi syve popullit me mashtrime dhe metoda ordinere

    Përgjigju
  • Xha Teme: 18/12/2019 17:05

    Gaze 24/7 bashke me kopilin e Sheges te zene he haurin e lopes. Jeni kamikaze te nje bande kriminale qe populli ju asgjesoi me vote dhe do tju jape dermen edhe ne 2021. Vdekje bandes kriminale vicidoliste.

    Përgjigju
  • TONI TIRANE: 18/12/2019 16:51

    NE BURG MJAFT KA VJEDHE QENI DHE TE GJITHE . TE BEJ BURGUN

    Përgjigju
  • Tini: 18/12/2019 16:47

    Turp te denohet ky mashtrues qe me ceshthen babale desh i vu zjarrin vendit.Asnje presion nuk duhet toleruar dhe ketij banditi ti niset padi penale nga gjykatesi Gjermeni bashke me Bardhin.Kur njerez te pa pergjegjeshem fgyejne drejtesine nen petkun politik duhen denuar

    Përgjigju
  • ÇUNI SHEGËS: 18/12/2019 16:39

    O çuni shegës shega u kënoq në haurin e lopës ti do kënaqesh në burg se je dhe çun simpatik e do ta bojn bythën llastik o çuni shegēs. Ta rrasi lyl shal ngjitmi të përdori si leck o çuni shegës.

    Përgjigju
  • Arbëri: 18/12/2019 16:33

    Ky është vetëm fillimi, urojë fat për drejtësin shqiptare ...!!!

    Përgjigju
  • Tironci: 18/12/2019 16:31

    O zot shihni ç fare fytyrash te deshperuara per vendimin e gjykates per shpifsin dhe mashtruesin Salijani.

    Përgjigju
  • JOHHNY: 18/12/2019 16:31

    SA TE JETE BARDHI DHE SALIANJI NE PD, RAMA DO TA KETE TE LEHTE TE FITOJE EDHE 3 MANDATE TE TJERA :)

    Përgjigju
  • toni: 18/12/2019 16:05

    me kembe te mbare

    Përgjigju
  • Emini: 18/12/2019 16:02

    Vendimi eshte i drejte por Bashkia dhe Erjon Velia,duhet te plotesoje kushton ligjore ate te sigurimit ujit pishem te paketet 12 Ore.ne dite. Mbi popullimi i Tiranes pa asnje lloje freni cone ne ndotje te Kryeqytetit ,ku njerzit mund te zejne morra si baktit.

    Përgjigju
  • Shef turi: 18/12/2019 15:57

    Burgu eshte per fukarejnt edhe jo per kriminelat me shkolle

    Përgjigju
    • Ardjan: 18/12/2019 17:02

      Mirë ta bënē o turi mi haleje!! Prerje spiuni i pabesë! Na tregon "qeliza"celularêsh, takime té sajuara e lloj lloj sajesash të denja pēr njē mashtrues ordiner! Nuk e pate me geronin as me fatmir xhafën o mi haleje! E patët me reformën,me spakun,bkh.me drejtësinē qē po troket! Të pērdorēn o mi haleje!.

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Do të shpërndahen mbi 20 mijë libra artistikë për bibliotekat shkollore, Rama: S’ka dhuratë më të bukur në këtë prag festash

Do të shpërndahen mbi 20 mijë libra artistikë për bibliotekat shkollore, Rama: S’ka dhuratë më të bukur në këtë prag festash