Berlini zyrtar e ka quajtur të papranueshëm pretendimin e Greqisë për të penguar rrugën e integrimit të Shqipërisë për çështjen Beleri. ‘Shqipëria është vendi që ka bërë më shumë hapa drejt anëtarësimit në BE dhe kjo rrugë nuk duhet të ndërpritet për shkak të një bilateralizimi për çështjen Beleri’, thotë zytarisht Ministria e jashtme Gjermane për gazetën greke Ta Nea.
‘Për rastin e kandidatit për kryebashkiak në Himarë, Fredi Beleri, aktualisht po kryhen hetime nga autoritetet shqiptare. Duhet të presim procesin aktual në Shqipëri”, thuhet në reagimin e ministrisë gjermane për median greke.
“Përcaktues për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE është ekskluzivisht plotësimi i kritereve të anëtarësimit, përfshirë edhe “acquis”-në e BE-së”, thuhet në përgjigjen e Berlinit zytar, e cila konkludon: “Është e rëndësishme që kjo të jetë gjithashtu pikë referimi për të gjitha shtetet anëtare në vendimet e tyre për hapat individualë në procesin e anëtarësimit. “Bilateralizimi” i procesit të anëtarësimit nuk është i pranueshëm”.
Një rast i “bilateralizimit” është konflikti aktual i Bullgarisë me Maqedoninë e Veriut, ndaj dhe qeveria gjermane nuk do të donte që çështja Beleri të rezultonte me një “bilateralizim” edhe të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë, nëse Athina vendos të marrë masa specifike dypalëshe kundër Tiranës.
Këtë të hënë edhe Ministri i Shtetit Savros Papastavrou tha se burgimi i Fredi Belerit, nuk është vetëm një çështje dypalëshe, por një çështje evropiane.
‘Çështja e Belerit është thelbësisht evropiane, jo dypalëshe. Ai sillet rreth respektimit të shtetit të së drejtës,’, tha Papastavrou në një intervistë për radio Skay.
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
67.5%
-
Jo
26.4%
-
Nuk e di
6.1%
Vota total: 754
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Media greke: Klani i ndërtimit në Mykonos dhe vrasja në burg e Alfons Doçit! Çfarë fsheh audio-dëshmia e shqiptarit?
30 Mars, 16:28
-
Skënder Minxhozi: Të gjuash me gur Evropën që të dëgjojë 'sherifi'
30 Mars, 15:31
-
Zgjedhjet/ Votat e diasporës do transportohen në 85 shtete të botës, caktohet kompania! Fondi 10 mln euro, kostoja 40 euro për çdo emigrant
30 Mars, 14:55
-
Ursula von der Leyen: Do e kthejmë Ukrainën në një kështjellë çeliku! Putin? Tashmë ka dështuar!
30 Mars, 12:37
-
‘Me mua dhe PS, për Shqipërinë 2030 në BE!’ Kryeministri Rama poston me simbolikë dhe apelon: Voto 5-n me të dyja duart, të majtën dhe të djathtën!
30 Mars, 12:36
-
Rama: Greqia të heqë ligjin e luftës, absurd! Përplasja për Belerin? Bufi nacionalist bëri lëmsh dynjanë! Njohjen e pensioneve përmes integrimit, ulemi në BE si shqiponja (VIDEO)
30 Mars, 10:52
-
Rama: Mos prisni 15 vite për dokumentet greke, më 11 maj mesazh BE dhe Greqisë se duam të jemi të barabartë! Për 1 vit hapim konsullatën shqiptare në Kretë (VIDEO)
29 Mars, 16:22
-
Sali Berisha sulmon BE-në: Bekoi në heshtje narkodiktaturën në Shqipëri, nuk foli kur më arrestuan mua! Vetëm Doris Pack na mbështeti
29 Mars, 13:07
-
‘Keni 72 orë të pajiseni me ushqimet bazë, Orban reagon ashpër ndaj thirrjes së BE: Brukseli po përgatitet për luftë
29 Mars, 09:55
-
Panairi i Lajpcigut/ Përkthyesi gjerman: Kadare parashikoi tensionet e sotme botërore
28 Mars, 21:52
-
Akuzat për falsifikim për pronat e kishës, Bido i përgjigjet Berishës nga Report TV: Sulme të frymëzuara nga Beleri! Dokumenti u mikrofilmua kur ishte Meta kryeministër
28 Mars, 21:29
-
Flamurin e Shqipërisë në Bruksel duhet ta ngrejnë së bashku, dy realitetet e moderuara të të Majtës dhe të Djathtës!
28 Mars, 18:24
Kan dal emigrantet te komentojn hahahahahaaaaaaaaaaaa
PërgjigjuBravo, e zgjidhen dhe anetaresimin . Lum si ne
Përgjigjuore komentues debila,,,gjermania ka fondet per anetaret,,,dhe grwqia po nuk e degjoje gjermanine,,nuk merr fonde europiane o kunguj...
PërgjigjuLajm i hidhur per Saliun..
PërgjigjuMir e ka gjermania por smund te rrezpj dot asgje sepse nje pesh kan ne kte vendim si greaia si gjermania
PërgjigjuTe gjithe nuk kane nje peshe...! Gjermani, France dhe Itali kane peshe! Te tjeret jane numeror topi qe bejne si vendosin kapot...!
Shume faleminderit politikes Gjermane qe na mbeshtet ne rrugen e negociatave!
PërgjigjuGjithmone Gjermania ka qen pro Shqiperise po skemi tregu vullnet dhe shtetberje ne ne te kaluaren
PërgjigjuJo gjermania, e majta, merkeli jo