Çështja ‘Butrinti’, Zhupa në ‘Kushtetuese’: Kërkova të thirren dëshmitarët, qeveria ka gënjyer UNESCO-n, ja kërkesat që parashtrova! Gjykata i pranon vetëm njërën

TIRANË- Deputetja demokrate, Ina Zhupa i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese thirrjen e dëshmitarëve për koncensionin e parkut kombëtar të Butrintit.Zhupa u shpreh për gazetarët se ka kërkuar që qeveria të detyrohet të dërgojë të gjithë dokumentet që i janë përcjellë UNESCO-s në lidhje me Butrintin.

Po ashtu, ajo u shpreh se Gjykata Kushtetuese duhet të dëgjojë të gjithë dëshmitarët që janë palë në këtë proces. 

Gjykata Kushtetuese rrëzoi 4 nga 5 kërkesat e deputetes Ina Zhupa gjatë shqyrtimit të koncesionit të Parkut të Butrintit, mes të cilave atë për pezullimin e marrëveshjes për menaxhimin e tij, të miratuar javën e fundit të majit në Parlament. Kushtetuesja vendosi të pranojë vetëm njërën prej kërkesave, atë për vënien të dispozicion të korrespondencës së Ministrisë së Turizmit me UNESCO-n-n, e cila sipas Zhupës është mashtruar nga shteti shqiptar.

“Ky është një mashtrim që i çohet UNESCO-s nga shteti shqiptar vetëm për të thënë që ne nuk e shkelur konventën e Parisit. E gënjejnë dhe përveç kësaj ata kanë një vit e gjysmë që nuk sjellin dokumente as mua dhe as Gjykatës Kushtetuese. Kërkesa jonë do të jetë detyrimi i qeverisë për të sjellë të gjithë dokumentacionet që lidhen me UNESCO-n para se të vendoset koncesioni i Butrintit në Kuvend. Nuk mund të hyjmë në një gjykim duke na fshehur të vërtetat. Është e rëndësishme që Gjykata Kushtetuese të jetë e bindur 100% në shkeljet e Kushtetutës.

Butrinti nuk është pasuria jonë por e gjithë shqiptarëve. Kjo është një betejë përtej politikës dhe na takon të gjithëve si shqiptarë. Kërkesa e dytë është në lidhje me thirrjen e dëshmitarëve për Butrintin. Gjykata duhet të dëgjojë ata që kanë qenë pjesë e vendimmarrjes. Nuk mund të bëhet një proces kushtetues pa dëgjuar atë që thotë që Butrinti është grek. Kam kërkuar të thirret ish kongresmeni amerikan që është marrë me çështjet shqiptare. Që flet për modelin amerikan."-tha Zhupa për mediat. 

Zhupa parashtroi një sërë kërkesash:

  • 1.       Të gjitha komunikimet zyrtare mes shtetit shqiptar me UNESCO, që lidhen me koncesionin e Butrintit;
  • 2.       Thirrja e dëshmitarëve për çështjen, ekspertë të fushës dhe njohës të Trashëgimisë Kulturore të Butrintit;
  • 3.       Kërkojmë thirrjen e fondacionit shqiptaro-amerikan, kërkojmë të thirret adf, si subjekt i interesuar;
  • 4.       Moslegjitimimi i fondacionit për menaxhimin e Butrintit, si i pabazuar në ligj;
  • 5.       Pezullimin e vënies në zbatim të marrëveshjes;

Mes debateve të shumta mes opozitës dhe maxhorancës, para disa muajsh kuvendi miratoi me 75 vota pro, 18 kundër dhe 1 abstenim marrëveshjen për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintin nga fondacioni shqiptaro-amerikan AADF, në të cilën bën pjesë edhe shteti. 

Marrëveshja synon zhvillimin e Parkut të Butrintit, dhe kthimin e tij në një pikë të rëndësishme turistike. Fondacioni për menaxhimin e Butrintit krijohet në partneritet me Fondacionin jo shtetëror Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) dhe do të përbëhet nga 5 anëtarë, 2 prej të cilëve nga Ministria e Kulturës, 2 të tjerë nga partneri strategjik AADF, ndërsa një i pestë është arkeologu i huaj britanik Richard Hodges. Kontributi fillestar financiar i partnerit strategjik është 5 milionë dollarë, ndërsa ai i Ministrisë së Kulturës, 2 milionë dollarë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:36
Zhupa parashtroi 5 kërkesa në Kushtetuese për parkun e Butrintit, gjykata i rrëzon 4 prej tyre

 

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar 5 kërkesat e Ina Zhupës për parkun e Butrintit. 

Ndërkohë u vendos vetëm që t'i kërkohet Ministrisë së Kulturës që t'i vërë në dispozicion komunikimet me UNESCO-n. 

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • e drejta: 12/07/2023 10:25

    ME ALABAKE FEMER SE KJO IDIOTJA zzzhupa NUK EKZISTON...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Deputetja Xhixho: Dështimin e saj qeveria ia hedh TikTok-ut! Kërkojmë qeveri teknike dhe zgjedhje të lira (VIDEO)

Deputetja Xhixho: Dështimin e saj qeveria ia hedh TikTok-ut! Kërkojmë qeveri teknike dhe zgjedhje të lira (VIDEO)