Çështja çame, Meta-PDIU: E 
keni kthyer në çështje elektorale

Çështja çame, Meta-PDIU: E <br />keni kthyer në çështje elektorale
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, iu përgjigj kritikave në adresë të tij për qëndrimet e mbajtura lidhur me çështjen çame, gjatë takimeve të tij me zyrtarë të qeverisë greke, në Athinë. 

Meta theksoi se në të gjitha bisedimet e tij ka kërkuar dialog dhe zgjidhje konstruktive për çështjet që shqetësojnë marrëdhëniet mes dy vendeve. Ndërsa duke iu referuar debateve në politikën shqiptare, Meta theksoi se çështja çame po tentohet të kthehet në çështje të fushatës elektorale për zgjedhjet e ardhshme, duke shigjetur kështu indirekt PDIU-në.  

"Të hiqet dorë nga përpjekjet për të kthyer çështje të tilla në çështje të fushatës së ardhshme elektorale. S'kam ndërmend ta bëjë këtë gjë, se më duket krejtësisht e padobishme. Për shqiptarët e çamërisë, që jeton këtu e kudo jetojnë, më e rëndësishme është rivendojsa e këtyre të drjtave që janë të drejta themelore të njeriut", u shpreh Meta.  

Ai sqaroi se nuk e ka cilësuar çështjen çame si çështje që i përket së kaluarës, pasi siç theksoi Meta, ajo është një plagë që duhet kuruar me kujdes. Kreu i Kuvendit theksoi se janë spekulime pretendimet se ai ka qëndrime të kundërta me ministrin e Punëve të Jashtme, përsa i përket çështjes në fjalë. 

"Si politikan kam tre tabu, stabiliteti, integrimi europian dhe Shqipërinë si faktor stabiliteti në rajon. Të treja janë të lidhura nguishtësisht me njëra-tjetrën. E prita me kënaqësi këtë vizitë në Greqi, pavarësisht se nuk e kisha kërkuar, se Greqia ka qenë në një situatë të paqëndrueshme, duke qenë të bindur se një vizitë zyrtare duhej bërë në kohën kur edhe mikpritësit tanë do të kishin më shumë mundësi për të diskutuar çështjet e bashkëpunimit të gjithanshëm. Ky delegacion dhe unë si kryetar, kemi bërë më së miri detyrën ndaj atyre qëllimeve që ka politika e jashtme ndaj Shqipërisë. Kam dëgjuar këtu se nuk është ngritur çështja çame. Kam dëgjuar që kryeparlamentari ka thënë se ka qasje të ndryshme nga ministri Bushati, spekulim. Deklarata ime ka qenë, pas takimit me ministrin e Jashtëm grek, ka qenë se për çështjen çame kemi qasje të ndryshme. Po kështu, dua të shpreh keqardhjen time që theksohet këtu se çështja çame i përket të shkuarës. Jam shprehur në mënyrë shumë të qartë se në historinë e vjetër të marrëdhënies mes dy popujve, ka edhe disa plagë. Të cilat dhembin edhe kur i përkëdhel, e jo më kur i shpon. E kam thënë në mënyrë të qartë që këto plagë, duhet t'i kurojmë dhe shërojmë me kujdes, që të mos krijojmë plagë të reja. Jam shprehur se çështja çame është plaga më e thellë në historinë e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Greqisë. Jam shprehur se kërkon një klimë më konstruktive e shumë hapa të tjerë për zgjidhjen e disa plagëve që janë më të lehta sesa ajo. Kjo çështje dhe të tjera, sikurse janë edhe të drejtat pronësore që kanë jetuar në Greqi e janë larguar me forcë, janë ngritur në çdo takim e çdo bisedë. E natyrisht, ka vullnet për të dëgjuar, pavarësisht nga reagimi për këto çështje. S'kam qenë për të bërë negociata për këto çështje dhe çështje të tjera, por ka qenë një vizitë zyrtare", u shpreh Meta

Meta tha se shqetësim për marrëdhëniet mes dy vendeve mbetet ligji i luftës ende në fuqi, gjë sipas tij krejtësisht e pakuptimtë. 

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet në Dubai Edison Reçi, organizator i atentatit ndaj Preng Gjinit

Arrestohet në Dubai Edison Reçi, organizator i atentatit ndaj Preng Gjinit