Çështja Çame në BE, Bushati:
Nuk u surprizova nga Hahn 

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati nuk shfaqet i surprizuar nga deklarata e komisionerit për Zgjerimin në BE, Johannes Hahn, i cili për herë të parë foli nga Brukseli për çështjen Çame.

Në një intervistë në Report Tv, në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo” kryediplomati shqiptar tha se në duart e partnerëve ndërkombëtarë janë dy dokumente për të cilat është negociuar me palën greke.

Në këto dokumente thotë Bushati flitet për çështjet që janë të hapura mes Shqipërisë dhe Greqisë, por të interpretuar në këndvështrime të ndryshme.  

Do ja ta nismin bisedën nga vizita e sotme e presidentit Thaçi në Tiranë.  Çfarë u vendos me autoritet shqiptare në Tiranë.  A ka pasur një lajm, një vendim një nisëm si produkt i kësaj vizite?
Kjo është vizita e parë e Hashim Thacit në kapacitetin e tij si president i republikës së Kosovës në Shqipëri. Përjet simbolikës si vizitë e parë, ne kemi pasur mundësi të diskutojmë në takimin që ai zhvilloi me kryeministrin Rama lidhur me ecurinë e marrëdhënieve tona, sepse sic dihet ka një partneritet mes Kosovës dhe Shqipërisë. Është diskutuar për sfidat kryesore që ka Kosova. Është i vetmi vend që ende nuk ka përfituar liberalizimin e vizave nga Bashkimin Europian. Diskutuam rreth mundësive sesi mund të tejkalohen vështirësistë në këtë drejtim. Diskutuam për nevojën e një zgjidhje për demarkacionin me Malin e Zi, kushti i vendosur nga Bashkimi Europian për procesin e liberalizimit të vizave.  Diskutuam edhe cështje të cilat kanë të bëjnë me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, që përfaqësohet nga Mogerini përfaqësuese e lartë e BE.

Kushti që i ka vendosur Brukselit për liberalizimin e vizave, është ratifikimi i marrëveshjes me Malin e Zi. Ju la të kuptohet që ka mundësi për të rinegociaur për këtë marrëveshje? Çfarë zgjidhje u fol në takimin e sotëm?
Qeveria e Kosovës ka dëshmuar një lloj fleksibiliteti të admirueshëm në lidhje me opozitën dhe zërat skeptikë nga opinioni publik në Kosovë për këtë marrëveshje. Kjo krijon hapsirë për të përfshirë këdo në diskutime për të pasur një zgjidhje sa më solide. Mali i Zi është treguar korrekt për sa i përket kesaj cështje, duke mos ushtruar presion ndaj Kosovës. Unë mendoj se kjo cështje duhet të mbyllet me Malin e Zi, aq më tepër që Mali i Zi është treguar një fqinj i mirë i Kosovës. Mbyllja e kësaj marrëveshje do i krijonte qytetarëve të Kosovës liberalizimin e vizave. Sot për sot një vendimmarrje në BE për liberalizimin e vizave është shumë më e vështirë se sa ishte para disa vitesh, për shkak të problemeve që has vetë Bashkimi Europian. Prandaj është e rëndësishme të ecet para në këtë proces. Ne nuk kemi diskutuar çështje të karakterit teknik për sa i përket kësaj marrëveshje. Por siç e theksova ka një qëndrueshmëri nga ana e qeverisë në Kosovë për të ndërtuar urat e komunikimit jo vetëm me opozitën por edhe me aktorë dhe zëra të ndryshëm që kanë shprehur një lloj skepticimin për këtë marrëveshje.

Qeveria shqiptare mori përsipër të kontribuojë në këtë fushë?
Qeveria shqiptare këshillon, ndërton ura komunikimi me të gjithë aktorët politikë në Kosovë jo vetëm me qeverinë. Ne e dimë që kjo nuk është një çështje e lehtë, vetë eksperienca e Shqipërisë nuk është e më e mirë e mundshme. Kujtoj këtu të famshem për zonën eksluzive ekonomike dhe shelfin kontinental me Greqinë. Pavarësisht se nuk janë e njejta marrëveshje nga pikëpamja e metodologjisë dhe lëndës. Por pak a shumë kanë të njejtën filozofi politike. Këshilla jonë ka qenë të gjendet një rrugë kompromisi dhe të afrohen sa më shumë qëndrimet e palëve politike. Të dëgjohet më shumë zëri i ekpertizës.

Kur flisni për kompromis, flisni brenda klasës politike të Prishtinës apo mes Podgoricës dhe Prishtinës?
Në infomacionin që ne kemi Podgorica është treguar fleksibël ndaj problematikave me të cilat po përballet sot për sot Prishtina për sa i përket kësaj marrëveshje.

Kur thoni fleksibilitet të Podgoricës, çfarë keni parasysh?
Kam parasysh deklarimet e  Milo Đukanović pas të cilit do të ishin të gatshëm që palët të zgjidhnin një autoritet ndërkombëtar për t’ju referuar në lidhje me marrëveshjen. Pra Podgorica në leximin tim nuk ka luajtuar politikën e faktit të kryer përkundrejt Prishtinës.

Ju besoni një arbitrazh ndërkombëtar është zgjidhja më e mirë?
Nuk është në tagrin tim që të them se cila është zgjidhja më  e mirë për dy vende sovrane sidc janë Kosova dhe Mali i Zi. Por ajo që kam vrejtur është se autoritet e Kosovës kanë përgjegjësinë për të cuar përpara këtë proces. Ky proces nuk mund zvarritet. Kam kuptuar që ekziston vullneti i qeverisë  për të dëgjuar dhe komunikuar me opozitën. Nga ana tjetër kam dëgjuar autoritet e Malit të Zi që janë fleksibël për të ofruar zgjidhje për këtë proces.

Doja t’ju pyesja për deklaratën e fundit të komisionerit Hahn, i cili parashtroi çështjen Çame. E shikoni si deklaratë momentale apo ka qenë produkt i një lobimi të gjatë? Çfarë roli ka luajtur diplomacia shqiptare që të kemi një deklaratë të tillë?
Ne kemi kohë që jemi përfshirë me Greqinë në një proces dialogu për disa cështje të hapura dhe të pazgjidhura. Unë jam përpjekur për t’i analizuar këto cështje qoftë në një vështim historik duke i kategorizuar në 3 etapa kryesore. Çështje që e kanë origjinën tek Lufta e Dytë Botërore,  cështje të cilat kanë një rëndësi praktike për Greqinë dhe Shqipërinë dhe cështje të cilat duhen zgjidhur për të ardhmen tonë të përbashkët. Kemi krijuar një mekanizëm bashkëpunimi dy palësh, kemi shkëmbyer edhe pikat tona të vështrimit përmes dy dokumenteve që i kemi konsideruar non paper. Dokumentët tanë kanë bërë xhiron e konsultimeve me parterët tjerë të rëndësishëm. Për sa na përket ne, me përfaqësuesen e lartë Mogerinin dhe komisionetin Hahn sepse BE është parner i rëndësishëm për ne. Edhe me partner të tjerë të rëndësishëm në nivel europian ne jemi përjekur për të shpjeguar qëndrimin tonë të cilin e kemi të bazuar në këtë non peper. Në informacionin që kam edhe pala greke e ka depozituar non peper-in  e saj pranë përfaqësues dhe komisionerit për zgjerimit. Deri këtu mund të them se loja ka qenë e pastër.

A ka pika të përbashkëta mes këtyre dy non paper, të të dy palëve?
Natyrisht që ka pika të përbashkëta, siç ka edhe pika që ne vazhdojmë të jemi të distancuar. Por çështjet që janë të përmenduara edhe në deklaratën e komisionerit Hahn, janë çështje që pavarësisht mënyrës së trajtimit të tyre gjenden edhe në dokumentin shqiptar dhe grek.  Në këtë kontekst nuk kam qenë i surprizuar nga qëndrimi i komisionerit Hahn. Si kundër unë nuk besoj se reagimet emocionale mund të jenë rruga e duhur për të adresuar të tilla cështje. Detyra jonë është një detyrë pak më e vështirë të se e njerëzve të zakonshëm sepse e lehtë të marrësh megafonin në dorë dhe të përpiqesh të ushtrosh presion ndaj dikujt tjetër. Por është më e vështirë për t’u ulur dhe për të diskutuar zgjidhjen për këtë çështje. Komisioneri kishte rënditur 3 çështje që kanë një reagim të ndjeshëm. Menuja e asaj çfarë ne po diskutojmë është me e madhe se kaq.

Çfarë zgjidhjesh ofroni ju për çështjen Çame?
Për sa kohë ne jemi në bisedime, besoj se do të mirëkuptoni që unë mos të jem shterues në përgjigjet e mia rreth rrugëve për zgjidhjen e çështjes Çame. Por ka një fakt që është bërë publik nga ana jonë.  Së pari që pas rënies së komunizmit kjo është e para qeveri që e ka në planin e saj formalisht adresimin e çështjes came. Së dyti, ka një rezolutë të parlamentit shqiptar, përfshirja e çështjes Çame në programin tonë të qeverisë vjen edhe si pasojë e një imponimi të rezolutës së parlamentit shqiptar. Së treti është fakt që koalicioni është zgjeruar jo thjesht numerikisht por edhe politikisht,  me një parti siç është PDIU. Të gjitha këto elemente ja kanë bërë diplomacisë shqiptare të nevojshme që të shtrojë mënyra të ndryshme të zgjidhjes së kësaj cështje në tryezë më palën greke. Kjo është një çështje e lirive themelore të drejtave të njeriut. Kjo nuk është thjesht një cështje pronsore, është një cështje që nuk e shohim si një revansh ndaj Greqisë. Është një çështje që meriton një trajtim politik me të gjithë komponetët e saj diplomatik, ekonomik dhe juridik.

Mund të konsiderohet një deklaratë personale kjo e komisionerit Hahn? A ekziston mundësia që kjo çështje të hiqet nga axhenda e Brukselit?
Nuk ekziston asnjë mundësi që kjo të hiqet nga axhenda e Brukselit, pasi ne kishim një rikonfirmim zëdhënsja e Komisionit Europian. Besoj një deklaratë e imponuar pasi ministria e jashtme greke reagoi ndaj deklaratës së komisionerit. Them nuk ka asnjë shans sepse Komisioni Europian nxit vendet për të gjetur zgjidhje të përbashkëta për probleme qofshin këto të një natyrë praktike apo historike. Unë personalisht e lexoj në mënyrë dashamirëse reagimit e komisionerit Hahn dhe thirrjen që ai na bën për të vijuar për punën e përbashkët për adresimin e kësaj çështje.

Kjo deklarëtë e komisionerit Hahn, përkon në kohë me deklaratën e presidentit turk Erdogan i cili u shpreh kundër traktit të Lozanjës, i cili përcakton fundin e luftës greko-turke dhe përcaktoi kufirin. Është thjesht rastësi kohore? Apo ka lidhje mes këtyre dy deklaratave?
Në këndvështrimin tim është rastësi. Opinioni im është ky që unë parashtrova.

Që nga vizita e Kotzias në maj, a ka pasur avancim në dialog me Greqinë?
Nuk mendoj se këto çështje kanë mbetur pezull. Mund t’ju them se dokumenti i punës apo non paper është një zhvillim shumë pozitiv sepse askush nuk mund të bëjë një hap pas për sa i përket qeverisë shqiptare, pavarësisht se çfarë ngjyre do të ketë qeveria e radhës. Në këtë dokument janë skalitur në letër disa prej parimeve mbi të cilat ne synojmë të ndërtohet marrëshënia shqiptaro-greke. Së dyti ka progres ka në njohjen e problematikës. Konstatoj me një lloj kënaqësie që ka më shumë dashamirësi dhe ka më shumë hapësirë demokratike për të diskutuar nga pala greke. Besoj se në këtë sens ne do të jemi në gjendje do bëjmë hapa të vegjël por të sigurt. Nuk besoj në mrekulli në marrëdhëniet greko-shqiptaro, por besoj në politikën e hapave të vegjël për të krijuar një energji pozitive dhe strategjike mes shqiptarëve dhe grekëve në këtë kënd të Europës.

Flasim për marrëveshjen e shelfit kontinental. Shqipëria e ka hedhur poshtë përmes Gjykatës Kushtetuese. Ndërkohë çfarë reagimi ka pasur nga Athina? A ka një kërkesë për ta rinegociuar kufirin detar? A po hidhen hapa për ta zgjidhur me mirëkuptim mes dy palëveapo do shkohet drejt arbitrazhit?
Nuk ka diskutim që nuk do të ketë një rirregullim të ri për sa i përket shelfit kontinental dhe zonës ekonomike. Ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese dhe besoj se gjithçka fillon atje për sa na takon ne. Nga ana ne jemi të prirur për të diskutuar me palën greke. Nga ana tjetër ne jemi të prirur për të diskutuar me palën greke në nivel ekspertësh. Kam kuptuar që pavarësisht qëndrimeve në publik apo retorikës që mbahet edhe Greqia është e interesuar për gjetjen e një zgjidhje të pranueshme mes dy palëve.  Nuk është në interesin e asnjërës palë që të shkojnë drejt zgjidhjeve të njëanshme.

Në Tiranë Ambasadori turk pas tentativës për grusht shteti në Turqi, ka paraqitur kërkesën e mbylljes së aktivitetit të Fetullah Gylenit duke e konsideruar si një aktivitet terrorist. Çfarë përgjigje ka marrë nga qeveria shqiptare? Dhe cila është situata pas përgjigjes?
Turqia është një partner i rëndësishëm strategjik ne planin rajonal. Ne jemi të interesuar për të kultivuar marrëdhënie sa më të mira me Turqinë. Kemi qenë që në krye të herës të rënditur në krah të popullit turk duke u distancuar qartazi dhe duke dënuar grushtin e shtetit në Turqi. Bashkëpunimi ynë mendoj është shumë i mirë në shumë fusha të zhvillimit shqiptaro-turke. Ne kemi theksuar gjithmonë që Shqipëria orintohet nga sundimi i së drejtës dhe nga faktet dhe elementët. Ne jemi një vend mik i Turqisë, mirëkuptojmë të gjithë ndjeshmërinë e qeverisë turke dhe jemi të gatshëm për të bashkëpunuar për çdo kërkesë që kanë autoritet turke në përputhje me ligjet, dhe kushtetutën shqiptare.

Mesa kuptoj, domethënë ka qenë jo. Çfarë reagimi ka ardhur nga Ankaraja? A ka pasur një ftohje mes dy vendeve?
Absolutisht jo. Marrëdhëniet mes dy vendeve janë solide.
 
Do doja ta vazhdonim bisedën me një vizitë të pritshme në Nish të Serbisë të kryeministrit Shqiptar në krye të një delegacioni. Deklaruat se do ishte një delegacion që do përfshinte Shqiptarët edhe të Kosovës. Pati reagime të mëdha edhe nga Prishtina madje pati shumë politikanë dhe njerëz të shoqërisë civile që thanë se Rama nuk ka tagër për të përfaqësuar Kosovën ne bisedime me Serbinë. Në Fakt çfarë do të diskutohet konkretisht në Nishë?
Fillimisht do të ketë një takim në forumin e sigurisë në Beograd që është një forum i rëndësishëm që mbledh personalitete jo thjesht nga rajoni por edhe nga vende të ndryshme të botës ku kryeministri Rama do të ofrojë pikëpamjet e tij mbi gjendjen e sigurisë në rajon dhe në marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë dhe më pas kryeministri Rama dhe kryeministri Vuçiç në Nish do të marrin pjesë në një takim të përbashkët të dhomave të biznesit. Ka qenë një spekulim i pastër ajo që në media u raportua, njerëz të ndryshëm që ju vetë i referuat si një përfaqësim të të gjithë shqiptarëve. Natyrisht që Kosova është shtet i pavarur dhe përfaqësohet vetë në çdo instancë qoftë në nivel dy-palësh, rajonal apo ndërkombëtar. Nga ana tjetër praktika e takimit të dhomave të biznesit dhe krijimi i dhomës së përbashkët ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë besoj se është një zhvillim pozitiv sepse sa më shumë të ketë kontakte dhe shkëmbime në nivel biznesi por edhe në nivel njerëzor aq më shpejt mund të ecim në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve ne përgjithësi. Normalizimi i kësaj marrëdhënie ika të dy komponentët edhe raportin ndërmjet Serbisë e Kosovës i cili është për shkaqe të kuptueshme historike edhe më i vështirë edhe komponentin tjetër ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë sepse kur themi që Kosova është një çështje që na ndan nuk është një shpjegim kaq i thjeshtë e shohim procesin e normalizimit edhe të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Serbisë të lidhur ngushtë me procesin e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe një njohje nga ana e Serbisë përkundrejt Kosovës si një shtet i pavarur. Ndoshta do të ishte pika më kulmore e procesit të normalizimit të kësaj marrëdhënie për të vijuar më pas me procesin e pajtimit sepse procesi i pajtimit druaj se nuk është pranë ende. 

Nëse shikojmë marrëdhëniet e Serbisë me fqinjët vetëm qeveria Shqiptare i ka ofruar maksimumin e mundshëm Beogradit sepse Beogradi aktualisht ka rikthyer diskursin belik para 20 viteve me Kroacinë. Bosnjën e provokon me referendumin të Srbska Republikës. Shqipëria përse duhet t'i japë një status të tillë Beogradit duke thënë që të luaj një faktor stabiliteti në rajon se po përmirëson marrëdhëniet me fqinjët kur nuk është kjo e vërteta?
Ne po flasim për marrëdhënie ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë dhe po analizojmë këtë marrëdhënie e cila në gjykimin tonë është e lidhur me procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe në këtë kuptim besoj së është koha që një lloj forme që ka marrë marrëdhënia ndërmjet nesh dhe Serbisë forma duhet të përmbushet me përmbajtje. Ne ende kemi pezull një marrëveshje për njohjen e ndërsjellë të diplomave që thjesht pret vetë firmën nga qeveria serbe. Kujtoj që në vizitën e parë të kryeministrit Rama në Beograd ne firmosëm një memorandum bashkëpunimi ne nivelin e ministrave të jashtëm dhe brenda një afati kohor të caktuar do duhet që të pasojë nga marrëveshja për njohjen e ndërsjellë e diplomës. Së dyti marrëveshje për lëvizjen e shtetasve tanë me karta identiteti. Kemi një marrëveshje të tillë me Maqedoninë, Kosovën me malin e zi deri edhe me Bosnjën që nuk e kemi fqinj kufitar. Ende nuk kemi një marrëveshje të tillë me Serbinë dhe pret firmën nga qeveria serbe. Kemi dy nisma të rëndësishme rajonale që duhet të kenë selinë në tiranë, fondi për Ballkanin Perëndimor dhe zyra për bashkëpunimin rajonal rinor. Të dy këto marrëveshje priten që ë ratifikohen gjithashtu në parlamentin e Serbisë dhe ende nuk janë ratifikuar. Besojmë se në planin strikt dypalësh këto dot ishin çështje që sot ë dëshmonin një lloj vullneti nga ana e Serbisë për të ecur më tej në këtë marrëdhënie. Për sa i përket çështjes së Kosovës unë dua që të jem i qartë që kjo ka një impakt të drejtpërdrejt gjithashtu në marrëdhënie ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë. Avancimi në radhë të parë i Serbisë me implementimin e të gjitha marrëveshjeve për të cilat ka rënë dakord me Kosovën në procesin e Brukselit dhe gjithashtu besojmë se pika kulmore e normalizimit të marrëdhënieve të dy vendeve do të jetë njohja që Serbia do ti bëjë Kosovës siç kemi inkurajuar dhe vazhdojmë të inkurajomë autoritetet në Kosovë, qeverinë, klasën politike për të ecur gjithashtu përpara në këtë proces. 

Ka shumë analistë se besojnë se Serbia po bëhet sërish qendra e Ballkanit falë edhe paaftësisë të disa prej fqinjëve të saj. Ju si diplomaci shqiptare përse nuk vendosni një kanal të drejtpërdrejt komunikimi le të themi me Zagrebin duke krijuar një bosht komunikimi që ti japë fund atij ekspancioni serb që edhe në forma të tjera vazhdon të dominojë rajonin...
Unë fola për dy nisma rajonale të rëndësishme të cilat do të kenë selinë në tiranë që besoj dëshmojnë të kundërtën e asaj që mund të pretendojnë analistët të ndryshëm që Beogradi po kthehet në një bosht për të gjithë vendet e rajonit tonë. Pyetja që lidhet në lidhje më Kroacinë është një pyetje shumë se e drejtë dhe unë e vlerësoj sepse shpesh Vuçiç flet për ndërtimin e një korridori politik mbi të gjitha ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë duke i konsideruar si dy shtete që grupojnë dy popuj kyç për të ardhmen e rajonit. Besoj se kjo është pjesërisht e vërtetë kjo tezë dhe ky qëndrim i kryeministrit Vuçiç sepse ka dhe kombe të tjera siç është kombi kroat që ne kemi një marrëdhënie shumë të mirë duam ta thellojmë dhe do të vazhdojmë këtë drejtim duke marrë eksperiencën më të mirë të Kroacisë jo thjesht në procesin e integrimit evropian por edhe në ndërtimin e korridorit infrastrukturor që do të kompletonte ringun mesdhetar të turizmit. 

Të kthehemi tek ajo sa kemi përfituar ne si popull nga dialogu shqiptar me Serbinë dhe sa ka përfituar Serbia. E vetmja gjë që ka përfituar Shqipëria është që një riemërtim i gabuar i rrugës Durrës-Prishtinë që do quhet autostrada Nish- Durrës kur në pjesën shqiptare është ndërtuar plotësisht kjo autostradë ndërkohë që të vetmit që përfitojnë janë serbët se do ndërtojnë rrugën nga Nishi në kufi me Kosovën me fondet e BE-së...
Ky nuk është një lexim i plotë sepse dy prej korridoreve kryesore të cilat bëjnë pjesë në planin e ndërlidhshmërisë së BE për vendet e rajonit janë autostrada të cilat ju i referuat pra që do të lidhi Serbinë me Shqipërinë nëpërmjet Kosovës duke e përfunduar plotësisht jo thjesht pjesën e Shqipërisë dhe të Kosovës por duke e kthyer Durrësin në një port realisht rajonal dhe në një port hyrëse të të gjithë vendeve të Ballkanit perëndimor për në Mesdhe çka një pjesë siç dihet nuk kanë farë akses në Mesdhe dhe për ta kthyer në një port të rëndësishëm në aspektin gjeo-ekonomik. Korridori tjetër është ai që unë përmenda që është korridori i Adriatikut- jonian që lidh Kroacinë me Bosnjën, Malin e zi,Shqipërinë apo në një plan pak më të gjerë do të lidhë vend anëtar të BE siç është Kroacia me një vend tjetër anëtar të BE siç është Greqia. Prandaj unë hedh kategorish poshtë tezën që Serbia ka përfituar më shumë në këtë proces apo që Shqipëria të ketë luajtur në kurriz të interesave të Kosovës në këtë proces. Mund të ftoj këdo që mendon ndryshe ti referohet tre projekteve kryesore të cilat janë mbështetur nga Samiti i Parisit dy prej të cilëve do të zhvillohen njëri në Shqipëri dhe tjetri në Kosovë që nuk kanë lidhje me këto korridore por që krijo0jnë ndërlidhshmëri dhe degëzime më këto korridore. 

Çfarë sinjalesh keni nga Brukseli, do hapen negociatat?
Ne presim në mënyrë legjitime që komisioni evropian të dali me një propozim apo me një rekomandim për fillimin e bisedimeve për anëtarësim. Ky do të ishte hapi i radhës i Shqipërisë në këtë proces një hap i cili shpresoj shumë që do të vijë nga ana e komisionit Europian dhe shpresoj gjithashtu që të gjithë aktorët politik në Shqipëri do të sillen në mënyrë të përgjegjshme për të vijuar më pas punën tonë të vështirë me vendet anëtare për të ndërtuar një koreografi të qartë veprimesh se çfarë duhet të bëjmë ne përsa na takon ne dhe më pas institucionet e BE deri në fillimin e procesit të bisedimit të anëtarësimit të BE. 

Në çfarë rrethanash erdhën për inspektim ushtarakët rus?
Rusia dhe Shqipëria janë anëtarë të OSBE-së brenda dokumenteve kryesore dhe brenda kësaj organizate të madhe që ka një shtrirje goxha të gjerë. Shqipëria është anëtar i NATO-s siç janë edhe shumë vende të tjera por në dokumentin e Vjenës është rënë dakord që një vend anëtar i OSBE-së kërkon të bërë inspektim ka disa afate të përcaktuara dhe një procedurë brenda së cilës një gjë e tillë bëhet e mundshme. Mund t'ju them që edhe Shqipëria me mundësitë e saj modeste ka bërë inspektime të forcave të armatosura ruse dhe përgjigja ruse ka qenë ajo që kanë vënë autoritetet e ministrisë së mbrojtjes dhe në rastin tonë. 

A ka patur ndonjë reagim nga selia e NATOS ose nga SHBA për këtë inspektim rus në Shqipëri?
Ky është një inspektim rutinë dhe gjithmonë bëhet në një koordinim sa më të mirë sidomos të vendeve anëtare të NATO-s.

-Pak ditë më parë në një intervistë me Presidentin e republikës ai u shpreh shumë i shqetësuar për marrëdhëniet që ka me qeverinë në tërësi dhe me ju si ministër i jashtëm. U shpreh se gjatë 3 vjetëve që jeni ju si ministër i jashtëm dhe ia si president i republikës ju gjatë këtyre 3 vjetëve e keni informuar vetëm 2 herë... 
Të them të drejtën më habit ky qëndrim i presidentit të republikës. Unë kam marrë një zotim për të mos komentuar në publik as raportet dhe as pikëpamje të ndryshme që mund të ketë për një çështje të caktuar por mund t'ju them që në dijeninë time në çdo rast që presidenti i republikës udhëton jashtë vendit apo pret një delegacion çfarë do lloj niveli qoftë ai informohet në tersi dhe në vijimësi nga ministria e punëve të Jashtme. Së dyti në çdo rast presidenti i republikës kërkon informacion apo konsultë ministri i punëve të jashtme ka qenë dhe do të vijojë të jetë në dispozicion të tij për të dhënë sqarime apo për të informuar apo orientuar vendimmarrje të caktuara apo qëndrime të caktuara të presidentit të republikës. Realisht nuk e di se për çfarë i referohet. 

Ju si ministër i jashtëm si i gjykoni deklaratat, aktivitetin diplomatik të kryetarit të shtetit. është në sintoni me të gjithë të kancelarisë shqiptare apo ka pasur nuanca personale në këtë aktivitet?
Jam ministër i Punëve të Jashtme edhe siç ja u thashë pak më parë nuk është etike nga pikëpamja institucionale që unë të komentoja veprimtarinë në marrëdhënie me jashtë të presidentit të republikës aq më tepër që presidenti sipas kushtetutës është përfaqësues i unitetit të popullit. Mund t'ju them që për të gjitha lëvizjet që bën jashtë vendit presidenti i republikës, kryetari i kuvendit, kryeministri, ministri i punëve të jashtëm ka një ceremonial dhe ka një praktikë të kodifikuar ndër vite çka do të thotë që çdo gjë është në sinkronizim. 

Të qëndrojmë të ceremoniali sepse pak muaj më parë në korrik apo në gusht pati një incident le ta quajmë në kufijtë e skandalit që presidenti anulon takimin me ambasadorët e Shqipërisë dhe shefat e misionit të Shqipërisë të akredituar ne vendet dhe institucionet ndërkombëtare. Çfarë ndodhi realisht?
Dëshiroj që kjo ngjarje ti mbetet së kaluarës dhe institucioni i presidentit të ketë nxjerrë gjithashtu mësimet nga kjo ngjarje. Por meqenëse pyetja bëhet për interes të opinionit publik më lejoni ta sqaroj. konferencat në të gjithë botën organizohen nga ministritë e punëve të jashtme mund ti referohemi praktikës së departamentit të shtetit mund ti referohemi së fundmi edhe praktikës së shërbimit evropian të marrëdhënieve me jashtë ku u mbajt para dy muajsh konferenca e tyre ambasadorëve. Po kështu para dy viteve që është mbajtur konferenca në 2014 ne kemi ndjekur të njëjtën praktikë, përveç paneleve dhe fjalës së hapjes së ministrit, ftohen presidenti i republikës, kryetari i kuvendit ato personalitete që përcakton në fakt ceremoniali i shtetit. 

Ju e ftuat presidentin e republikës? 
Absolutisht që presidenti i republikës është ftuar, në 2014 i kemi bërë një ftesë të 3 institucioneve dhe për arkiv mund tju referoheni. Të njëjtën praktikë ndoqëm edhe në 2016 u dha dakortësia nga institucioni i kryeministrit, kryetarit të kuvendit he nga i presidentit të republikës. Më pas filluan disa komunikime të pakëndshme ku nga institucioni i presidentit u kërkua që të kishte një lloj seleksionimi për pjesëmarrësit në këtë aktivitetet çka për ne është ë papranueshme dhe ne zgjodhëm që të ishim si një trup përbërëse e konferencës së ambasadorit. Më pas kam dëgjuar nëpër botë që organizohen nga presidenca e gjëra të pa vërteta të kësaj natyre që janë lehtësisht të verifikueshme. 

Si e gjykoni largimin e deputetit Ben Blushi nga PS?
Duhet të them që largimi i një kolegu pavarësisht se për çfarë arsye dhe çfarë justifikimi përdor nuk është në asnjë moment ndonjë rast për tu ngazëllyer dhe aq më tepër me kolegë me të cilët ke ndarë disa vite bashkëpunimi politik apo jetë politike qoftë edhe me qëndrime jo gjithmonë të njëjta. Pavarësisht arsyeve se edhe nga çfarë lexova ende nuk e kam të qartë në rast se kemi të bëjmë më një largim me një ndarje apo me një apel politik që vjen nga ana e tij.

Pas deklaratës që bëtë se Metën e shikoni si presidentin e ardhshëm te vendit cfarë reagime keni patur dhe si janë marrdhëniet aktuale brenda koalicionit qeverisës PS- LSI?
Unë jam pyetur në një intervistë në lidhje me kandidaturat e mundshme dhe pyetja që më është shtruar ka qenë në rast se zoti meta do të ishte një kandidat i mundshëm apo do ta lexoja si një kandidat. Besoj se procesi nga kandidatët janë dy gjëra jo domosdoshmërisht të njëjta sepse fillimisht kam përshtypjen se duhet të ketë një proces kur duhet të vijë momenti për të përzgjedhur kandidtatët për president republike një rakordim brenda koalicionit dhe më pas do të skicohet dhe të vizatohet profili i një kandidati të mundhsëm president për tu votuar nga kuvendi i shqipërisë. Më pas nga gjithë ky proces që do të ndodhë dop të fillonim të diskutonim për kandidatë të mundhsëm natyrisht që kam mbajtur atë pikëpamje duke iu referuar VC-së dhe profilit të tij poitik. 

Po marrëdhëniet me LSI?
Ky është një koalicion i cili ka prodhuar disa reforma të vështira për vendin të cilat mund të konsideroheshin edhe të paimagjinueshme në fillimim të mandatit tonë, natyrisht jo ccdo gjë ka shkuar vajsepse kur bëhet fjalë për refoprmën në drejtësi dhe për dizënjimin thuajse nga e para të shumicës së institucioneve kryesorë të drejtësisë apo për reformën administrative apo për reformën e mahe enegjitike ka gjithmonë pikëpamje shpesh edhe të kundërta edhe brenda një partie politike por edhe një familje të madhe sicc është e majta shqiptare. Për të mos harruar këtu ehe faktin që është në traditën e të majtave demokratike përgjithësisht por edhe të majtës shqiptare pavarësisht vështirësive aapo ciklit të maturimit që kalon që jë pjesë të këtyre debateve apo kundërshtive tja bëjë me dije ehe opinionit publik ndoshta ky është dallimi kryesor me hermetizmin që mbizotëson përgjithësisht teke djathta. Por mendoj që ky koalicion ka funksionuar mbi baza solide dhe i ka krijuar mundësi qeverisë për të dhënë disa rezultate. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Në arrati nga viti 2023, SPAK shtyn me 3 muaj hetimet për Arben Ahmetaj

Në arrati nga viti 2023, SPAK shtyn me 3 muaj hetimet për Arben Ahmetaj