Siguria e gazetarëve dhe liria e medias po cenohet anembanë globit, ndërsa raportet ndërkombëtare konfirmojnë se situata është në përkeqësim edhe në Evropë.

Nga Tirana, Përfaqësuesi i Lartë i Lirisë së Medias në OSBE Jan Braathu theksoi nevojën e një shtypi të lirë në mënyrë që demokracia të funksionojë shëndetshëm!

"Vetë gazetarët po përballen me rritje të kërcënimeve. Liria e medias është themeli i demokracisë. Gazetaria si e mirë publike është thelbësore. Pa siguri nuk ka gazetarë të lirë dhe as media të lirë. Kërcënimet ndaj gazetarëve nuk duhet të kalojnë pa u ndëshkuar" tha Jan Braathu i OSBE-së

Duke folur përpara qindra përfaqësuesve të medias nga të gjitha vendet e Evropës Juglindore, ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha siguroi se Shqipëria e merr seriozisht lirinë e medias dhe sigurinë e gazetarëve!

"Të gjithë e dimë mirë: kur gazetaria dobësohet, dobësohet edhe llogaridhënia dhe dezinformimi lulëzon. Aty ku gazetarët heshten, shoqëritë humbasin zërin e tyre. Kur ndodh kjo, nuk kemi të bëjmë vetëm me një problem të medias; preket vetë thelbi i demokracisë" tha Hoxha

Shqipëria ka bërë përparim në lirinë e medias u shpreh ambasadori i OSBE në vendin tonë Michel Tarran ndërsa shtoj se përmirësimi duhet të vijojë me dialog të gjerë dhe përmirësimin e kuadrit ligjor.