Çështja çame? PD, bën një hap 
pas, Shehu: Sipas traktatit të ‘96

Çështja çame? PD, bën një hap <br />pas, Shehu: Sipas traktatit të ‘96
Partia Demokratike ka qëndrim të ndryshëm nga qeveria për zgjidhjen e çështjes çame duke bërë një hap të madh pas, pavarësisht njohjes nga Komisioneri Europian i zgjerimit Hohanes Hahn.

Sipas ish-ministrit të Jashtëm të kësaj partie Tritan Shehu kësaj çështje i jep zgjidhje vetëm Traktati i Miqësisë i firmosur në vitin 1996 mes presidentit Berisha dhe presidentit grek.

Duke folur në emisionin ''45 minuta'' në Report TV, ish-ministri i Jashtëm në kohën e kësaj marrëveshje, tha se kjo çështje nuk duhet të zgjidhet me aventurizma dhe populizma por vetëm në frymën e traktatit.

Duhet theksuar se në traktatin e vitit 1996 nuk përmendet fare çështja çame as dhe fjala çame. 

Komisioneri Hahn ka njohur çështjen çame a është pozitiv për Shqipërinë ky zhvillim, cili është komenti juaj?
Unë mendoj se ka probleme që duhen zgjidhur që kanë ngelur nga e kaluara, në marrëdhëniet Shqipëri-Greqi mendoj që celsi i zgjidhjes së problemeve është traktati i miqësisë Shqiperi-Greqi, i firmosur në vitin 1996, i inicuar nga ne dhe i firmosur nga presidenti Berisha dhe presidenti grek, që përbën dokumentin më të rëndësishëm në marrëdhëniet Shqipëri-Greqi. për të zgjidhur të gjitha problemet e trashëguara nga e kaluara në këto marrëdhënie, unë mendoj se duhet të ecim në frymën e atij traktati dhe në linjat e atij traktati.

Qeveria aktuale ka shkuar diçka më tepër, e ka ngritur çështjen çame, ndryshe nga të gjitha qeveritë e deritanishme?
Unë mendoj se shërbimin më të madh për problemet e mbetura Shqipëri-Greqi, qoftë dhe për interesat e qytetarëve shqiptarë, ekonomike, që janë në Greqi e ka bërë traktati i miqësisë Shqipëri-Greqi, sa më të forta sa më të mira sa më të afërta të jenë marrëdhëniet Shqipëri-Greqi që është partneri ynë strategjik, mik dhe mbështetës në rrugën tonë të integrimit europian, dhe sa më mirë të zgjidhen këto probleme në frymën e traktatit aq më mirë është për qytetarët shqiptarë. 
Që do të thotë se nëse vini në pushtet do tërhiqeni nga qëndrimi i qeverisë rama për cështjen came?
Unë thashë që ne kemi ide të qarta për të zgjidhur problemet, që kemi me cdo vend , qoftë dhe me Greqinë pa aventurizma, 

Po traktati i miqësisë nuk e përmend çështjen çame , ndaj ju pyes?
Traktati i miqësisë përmend atë që duhet të përmendë dhe i ka shumë të qarta si duhet të zgjidhen cështjet, pra pa aventurizma, pa spekulime politike , pa populizma, brenda parimeve europiane mbi të cilat mbështetet Shqipëria ashtu dhe Greqia. 

Më lëjoni të këmbëngul dhe një herë, nëse vini në pushtet a do ta hiqni nga axhenda çështjen çame apo jo?
Unë e dhashë përgjigjen time, ne kemi dhe do të kemi gjithmonë në axhendë interesat e qytetarëve shqiptarë, problemet që ata mund të kenë me vendet fqinje për ti zgjidhur në frymën e ngushtë të bashkëpunimit me këto vende konform ligjeve reciproke të cdo vendi dhe ligjeve ndërkombëtare.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit