Përfundon pas 3 orësh takimi mes Turqisë dhe Greqisë për bisedimet në lidhje me çështjen e detit që erdhi pas ndërmjetësimit të Ramës(VIDEO)

Pas më shumë se 5 vite pa u ulur në bisedime, Turqia, Greqia janë takuar në Stamboll për t’iu dhënë një zgjedhje problemeve në Mesdheun lindor.   Delegacionet turke dhe greke zhvilluan takimin sot në Zyrën e Punës në Dolmabahçe.  Takim ky i arritur pas ndërmjetësimit të kryeministrit shqiptar Edi Rama. Është parashikuar se ky takim dhe që do të pasohet nga një takim tjetër në javët në vijim në Tiranë.

Delagacioni turk udhëhiqej nga Zëvendësministri i të Punëve të Jashtme në lidhje me përfaqësitë Sedat Unal dhe Zëdhënësi i Presidentit İbrahim Kalin ndërsa Ambasadori i Lartë Pavlos Apostolidis drejtoi delegacionin grek.

Bisedimet, të cilat Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i përshkroi si paralajmëruese e një epoke të re, u pezulluan pas raundit të 60-të në 2016. Kryeministri grek Mitsotakis para takimit dha mesazhin e "optimizmit dhe vetëbesimit" por paralajmëroi se çështjet që ata i shohin si të drejta sovrane nuk do të negociohen .

Axhenda dhe përmbajtja e bisedimeve të zhvilluara midis ministrive të jashtme të Turqisë dhe Greqisë nuk është bërë publike, njëjtë edhe si në raundet e mëparshme. Negociatat synojnë të gjejnë një zgjidhje "të drejtë, të përhershme dhe gjithëpërfshirëse" për problemet e Egjeut që mund të pranohet nga të dy palët.

Në bisedimet midis dy vendeve, pritet që të përcaktohet shelfi kontinental dhe zona ekskluzive ekonomike (EEZ) në Mesdheun Lindor, gjerësinë e hapësirës ajrore kombëtare, ishujt grekë në Egje. Greqia gjatë këtyre bisedimeve, nuk kishte pritshmëri të larta, ndërkohë që ndryshe paraqitetet situata për Turqinë. 

Me dialogun në zhvillim, Ankaraja do të shmangë mundësinë e sanksioneve në samitin e marsit të udhëheqësve të Bashkimit Evropian. Për më tepër, ajo do të ketë një pamje më të qartë të marrëdhënieve SHBA-Turqi nën presidencën e Joe Biden, i cili nuk pritet të jetë aq miqësor me Erdogan sa paraardhësi i tij Donald Trump.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:37
Përfundon pas 3 orësh takimi mes Turqisë dhe Greqisë për bisedimet në lidhje me çështjen e detit

Takimi në Stamboll ditën e sotme për bisedime në lidhje me çështjen e detit mes delegacioneve greke dhe turke ka përfunduar.

Sipas mediave greke takimi ka zgjatur më shumë se tre orë por ende nuk është bërë me dije se çfarë kanë diskutuar konkretisht ata.

Diplomatët grekë do të largohen nga Stambolli në orën 15:00 (me orën greke).

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur