Çështja e kufirit detar me Greqinë
Nishani –Papoulias: Do zgjidhet

Çështja e kufirit detar me Greqinë<br />Nishani –Papoulias: Do zgjidhet
TIRANË - Çështja e kufiri detar ka qenë një ndër pikat që është trajtuar nga Presidenti Nishani gjatë bisedës telefonike me homologun grek Karolos Papoulias, vendi i të cilit ka edhe presidencën aktuale të BE.

Lidhur për çështjen e kufirit detar, Presidenti Nishani ka shprehur besim se mes dy vendeve do të zgjidhen të gjitha çështjet. Ndërkohë që Presidenti Papoulias shprehu shpresën se çështjet dypalëshe do të vijojnë të trajtohen, përfshirë marrëveshjen për delimitimin e shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare.

Tjetër pikë e bisedës mësohet se ka qenë edhe vendimi i BE për të pranuar Shqipërinë si vend kandidat. Nishani ka falënderuar Papoulias, për rolin që vendi i tij, në ushtrim të Presidencës së radhës së BE, ka luajtur në avokatimin e zëshëm për dhënien e statusit të vendit kandidat të Shqipërisë në BE.
 
Më tej Nishani ka theksuar se ky vendim ishte merituar dhe shumë i rëndësishëm për Shqipërinë, është vlerësim për arritjet e deritanishme por edhe inkurajim i fortë për të vazhduar përpara në rrugën e reformave të mëtejshme.
 
Presidenti Papoulias, shprehu kënaqësinë, që premtimi i bërë gjatë vizitës së fundvitit të kaluar në Tiranë, për një angazhim të fortë mbështetës të qeverisë, gjatë Presidencës greke të BE, u realizua plotësisht.
 
Ai ka shprehur kënaqësinë që Presidenca greke kalon te një tjetër fqinj i Shqipërisë, Italia, me të cilën është bashkërenduar mbështetja e deritanishme por dhe në vazhdimësi për Shqipërinë. 


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë