Vendimi është marrë nga përfaqësuesit e G7 të mbledhur në Hagë, me iniciativë të presidentit amerikan, Barack Obama për të protestuar ndaj ndërhyrjes së Rusisë në Krime. Në përmbledhjen e takimit të G7 shkruhet se rrugët e diplomacisë qëndrojnë të hapura dhe Rusia ka një zgjidhje të qartë për të bërë. Moska duhet të respektojë integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës duke nisur nga diskutimet me qeverinë ukrainase dhe të jenë të disponueshëm për ofertat dhe ndërhyrjet ndërkombëtare.
Liderët e G7, e kanë konsideruar një hap përpara mbështetjen e Rusisë në misionin e OSBE-s.
Nga ana e tij Ministri i jashtëm rus Sergey Lavrov, është shprehur se Moska nuk është `e lidhur` pas formatit të G8, pasi të gjithë problemet kryesore, mund të dikutohen në seli të tjera ndërkombëtare, siç mund të jetë G20-ta. Ai nënvizoi se nëse G8 nuk do të mblidhet `nuk përbën problem` dhe se Rusia nuk e konsideron këtë një tragjedi.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)