Deputeti i Rithemelimit, Edmond Spaho nuk e ka pritur mirë mos prezencën e Ramës në Kuvend për çështjen McGonigal. Pas kaosit në Kuvend dhe mbylljes së seancës, Rama ka dhënë një intervistë ku ka shpjeguar se pse nuk erdhi në seancë dhe se sa e pabazë është akuza e opozitës ndaj tij. Menjëherë Spaho ka shkruar në një postim në Facebook duke shpërthyer në ofendime por edhe në parashikimet e tij për kryeministrin. Me një fjalor banal, Spaho ka paralajmëruar Ramën për “fatin” që e pret.
“Edi, ti mund të bësh kakërdhi, por në Kongresin amerikan nuk të shkojnë kakërdhitë.
Do të japësh llogari dhe do të paguash një çmim të lartë, se iu ke çarë trapin amerikanëve.
Lëre çfarë thotë Kim, ti do pirdhesh nga posti dhe do përfundosh në ndonjë burg amerikan. Mos o zot, të jetë Guantanamo!
I ke ngacmuar rëndë. Iu ke dhjerë sigurinë kombëtare. Sidoqoftë, pyete Kimin, pasi ajo i di më mirë gjërat se ku do e kalosh pleqërinë, në burg apo duke u puthur me Koçon në Qeparo.
Punë dreqi, Edi! Gjithmonë ke qënë i nxituar. Kokrra e idiotit, siç thoshtë një miku yt, kur ti dhisje ndeshjet e basketbollit, pasi nuk kontrolloje nervat”, shkruan Spaho.
Çështja e McGonigal dhe lidhjet e tij me kryeministrin Edi Rama kanë bashkuar pjesërisht dy kampet e Partisë Demokratike. Ditën e djeshme, në një seancë të tensionuar dhe mes debateve të ashpra, ku deputetët e Rithemelimit bllokuan foltoren, Kuvendi rrëzoi kërkesën e tyre për të zhvilluar një mocion me debat me kryeministrin Edi Rama për çështjen e ish agjentit të FBI Charles McGonigal.
Futja pordhes o Spathar me revolucionin e Sali non grates
PërgjigjuTe Disha per burre te mencur dhe me kuture ,po ti flet si nje karaputan rrugesh O profesori i PD.Ti ti rruash trapin Rames bashke me budallenjte qe ke afer U bere gangster rruge ti dhe Salianji qe keni frike nga hija juaj legen
PërgjigjuPo mbas Rithemelimit si do te quheni z. Spaho? Rithithje????????
PërgjigjuKy palo plaku ngeli me fol ee
PërgjigjuHajde profesor leshi, tan profesorat qofshin si ti e Boçi ju basha m*t në diplomë.
PërgjigjuMe mire qe mungon Rama se sa te degjoje budallalleqet e juaja o Spaho
Përgjigjuna foli ky sikur ka dalur nga pylli
Përgjigju