Mjekët e Spitalit të Berlinit kanë deklaruar se testet e fundit kanë treguar gjurmë helmi në gjakun e kryeopozitarit të Kremlinit, Alexei Navalny.
Ata gjithashtu sqaruan se ai "është në gjendje kome mjekësore” dhe se për momentin “nuk ka ndonjë rrezik akut për jetën e tij" si dhe ata nuk përjashtojnë "efekte afatgjata" për shëndetin e tij. Sipas tyre është i mundur dëmtimi i sistemit nervor të Navalny.
Më herët, zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Seibert, duke iu referuar çështjes së tha se “Me shumë mundësi Alexei Navalny është helmuar”
Navalny, i cili u transportua të shtunën në Berlin nga spitali i Omsk, në Siberi ku gjendej i shtruar, u ndje keq pasi kishte pirë një gotë çaji gjatë udhëtimit të me avion drejt Moskës.
Gjithashtu, sipas bashkëpunëtorëve të tij, kritiku i njohur i presidentit rus Vladimir Putin, ishte helmuar, pavarësisht se mjekët siberianë pretenduan se ata nuk kishin gjetur asnjë gjurmë helmi në organizmin e tij
Sipas gazetës italiane, La Repubblica", zëdhënësi i qeverisë gjermane duke justifikuar mbrojtjen që policia ka ofruar në spitalin Charitè në Berlin, ku Navalnyj tani ndodhet i shtruar për kurim, tha se "Pacienti ka shumë të ngjarë të jetë viktimë e helmimit”
Gjithsesi Seibert tha se "janë vetëm mjekët dhe familja e Navalny-t ata që mund të japin lajme për kushtet e tij shëndetësore dhe atë që mund të ketë ndodhur. Nga pala gjermane do të ketë tranparencë të plotë për çështjen”.
-
Nuk ka asnje interes putini te helmoje navalnin.kjo ,per mua ,eshte vetehelmim ,simulim helmimi per te shkaktuar nje vater tensioni si ne biellorusi.film europian me helmim opozitaresh.nuk eshte i pari person.
Përgjigju








Komente
Komento