Çështja ‘Xhafaj’/ Fantazia e fundit e PD: Rama paguan ‘Babalen’ pas deklaratës

Çështja ‘Xhafaj’/ Fantazia e fundit e PD: Rama paguan ‘Babalen’ pas deklaratës

Kreu i PD, Lulzim basha

Dy ditë pas blofit me pjesën e dytë të audiopërgjimit, Partia Demokratike i ka dhënë mbrëmë një tjetër rrjedhë telenovelës ‘Babalja-Olldashi’. Si mos të mjaftonin rrëfimet plot kontradikta, paradokse dhe gënjeshtra të dy protagonistëve të audiopërgjimit, Albert Veliu (i njohur ndryshe si Babalja apo dëshmitari X) dhe ‘gazetarit investigativ’ Jetmir Olldashi, kryetari i opozitës Lulzim Basha, gjatë një konferenca të jashtëzakonshme për shtyp, ka shpalosur fantazitë e fundit rreth kësaj çështjeje.

Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj se i kanë ofruar 200 mijë euro ‘Babales’, dëshmitarit X të opozitës, me qëllim, sipas Bashës, për të përgënjeshtruar deklaratat e pak ditëve më parë për Agron Xhafajn, vëllain e ministrit Xhafaj.

Jam sonte në këtë orë të vonë të mbrëmjes para jush për të denoncuar thellimin e skandalit dhe  skenarit kriminal të Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt të cilët po përdorin shtetin e kapur dhe kanë hedhur në veprim strukturat e krimit të organizuar nën urdhrat e tyre për të të kërcënuar dhe për t’i bërë presion dëshmitarit x, shtetasit Albert Veliu dhe familjarëve të tij. Sot të dërguarit e Fatmir dhe Agron Xhafajt, njerëz të skeduar për vrasje të tipit mafioz nga zona e Vlorës dhe e Fushë Krujës i kanë ofruar një të afërmi të dëshmitarit x, Albert Veliu 200 mijë euro nga paratë e pista që familja mafioze Xhafaj përfiton nga trafiku i drogës dhe veprimtari të tjera kriminale, që ai të përgënjeshtrojë deklarimet e bëra publike.

Lulzim Basha, kryetar i PD

Nonsesnset e deklaratës së Bashës
Kjo akuzë përplaset në tërësinë e saj me gjithë logjikën e fakteve, rrethane dhe zhvillimeve, duke i dhënë goditjen e fundit kauzës së opozitës.

-Së pari, të rreme apo të vërteta, të gjitha ‘provat’ e paraqitura deri më sot nga PD, me anë të Albert Veliut dhe Jetmir Olldashit, po shqyrtohen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Në këto kushte, çfarë interesi do të kishin Rama dhe Xhafaj të blinin ‘Babalen’, për t’i ndryshuar dëshminë, kur dëshmia e dëshmitarit X është administruar nga prokuroria? Çfarë vlere do të kishte ndryshimi i dëshmisë pasi çështja tashmë është në proces hetimi të avancuar? Nëse prokuroria vërteton se biseda është kryer me Agron Xhafaj, çfarë vlere do të kishte dëshmia e ndryshuar e ‘Babales’? Asnjë vlerë.

-Së dyti, nëse Rama dhe Xhafaj janë të bindur se audiopërgjimi është një montazh, pse duhet të investohen, sipas Bashës, për blerë ‘Babalen’ me 200 mijë euro? Pra, nëse prokuroria do shpallë përgjimin si një montazh, me çfarë logjike normale njerëzore, duhet të rrezikojnë Rama dhe Xhafaj, për t’i ofruar para ‘Babales’? Kujt do t’i shpërbente një tjetër dëshmi e rreme e ‘Babales’ apo asaj që dha publikisht dhe në Prokurori?

-Së treti, me ç’logjikë dhe arsye duhet të rrezikojnë kryeministri dhe ministrit për t’u shndërruar në peng të një trafikanti të dënuar, pijaneci dhe baxhoxhiu, si Albert Veliu? Nëse Albert Veliu apo Babalja do të blihej me 200 mijë euro, çfarë garancie do të kishin Rama dhe Xhafaj se Babalja nuk do të blihej nga PD nga 300 apo 400 mijë euro, për të ndryshuar sërish dëshminë? Kjo është logjika e fakteve të thjeshta që hedh poshtë si një fantazi akuzën e fundit të kryetarit të opozitës, Lulzim Basha.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • TA RRAS LALA: 24/05/2018 15:16

    ADRIATIK DOÇI respekt për shkrimin tuaj plot dinjitet e plot përpikmëri . Po ju jeni njeri me shkoll e inteligjent po hajde fol me plerat e pd që jan njëri me pler se tjetri dhe ata pseudo analistët si për Shëmbull : klyshi i todi lubonjës na del e na bën mësim demokracie kur deri dje babai i tij na vriste e priste e kur shoku i tij i ngusht kryekriminel enver hoxha e vrau ky u bë demokrat po dhe i ati ti pjestar i kësaj bande të enver hoxhës ishte . Po RESPEKT RESPEKT RESPEKT për ty o djal zoti të bekoft ty e familjen tënde.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër