Një moment mjaft interesant u kap në kamera vetëm pak pasi udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un u takua me presidentin rus, Vladimir Putin në prag të festimeve në Pekin për të shënuar përvjetorin e dorëzimit të Japonisë në Luftën e Dytë Botërore.

Siç shihet edhe nga video e publikuar pas përfundimit të takimit mes dy lidërëve, stafi i Koresë së Veriut hyri në dhomë dhe pastroi të gjitha mobiljet që Kim Jong Un kishte prekur, madje morën edhe gotën që ai përdori.

Duket se punëtorët donin të eliminonin çdo gjurmë të ADN-së së presidentit të tyre. Nuk është e qartë nëse Kim urdhëroi këtë gjë për arsye sigurie apo ndonjë çështje tjetër.

 

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?