Çështjet në Strasburg, qeveria
jep 2.03 mln € dëmshpërblime

Çështjet në Strasburg, qeveria<br />jep 2.03 mln € dëmshpërblime
TIRANE - Janë zbardhur vendimet e qeverisë në mbledhjen e sotme ndër të cilat edhe vendimet e marra për ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës Evropiane për dëmshpërblim të familjeve që kanë fituar gjyqin në Strasburg ndaj qeverisë shqiptare. Në total shuma që qeveria do të paguajë për të dëmshpërblyer familjet shqiptare arrin shumën e 2.03 milionë eurove. 
 
Kështu në bazë të vendimit të marrë qeveria shqiptare do të dëmshpërblejë familjen Delvina në çështjen “Delvina Kundër Shqipërisë” me shumën 2 022 900 euro, e përcaktuar Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut.
 
Po ashtu do të dëmshpërblehet edhe familja Themeli në çështjen e fituar në gjykatën evropiane, “Themeli kundër Shqipërisë” në vlerën 3900 euro.
 
Do të dëmshpërblehet gjithashtu nga qeveria shqiptare edhe familja Tushaj në çështjen e fituar “Tushaj Kundër Shqipërisë” në vlerën 1300 euro.
 
Të gjitha çështjet e mësipërme janë vendime të Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut në datën 15.01.2013. Sipas njoftimit të qeverisë këto vendime do të hyjnë në fuqi menjëherë dhe do të paguhen nga buxheti i shtetit.
 
Ndërkaq më poshtë janë edhe vendimet e plota të qeverisë:

 

VENDIM PËR EKZEKUTIMIN E VENDIMIT TË GJYKATËS EVROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT, DATË 15.1.2013, PËR ÇËSHTJEN NR.49109/06, “DELVINA KUNDËR SHQIPЁRISЁ”
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 46, të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, ratifikuar me ligjin nr.8137, datë 31.7.1996, “Për ratifikimin e Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore”, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 10, të ligjit nr.185/2013, “Për buxhetin e vitit 2014”, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:
 
1. Ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, datë 15.1.2013, për çështjen nr.49109/06, “Delvina kundër Shqipёrisё”, në shumën 2 022 900 (dy milionë e njëzet e dy mijë e nëntëqind) euro, si dhe pagesën e tatimit mbi të ardhurat për dëmshpërblimin.
 
2. Vlera e përcaktuar si detyrim në pikën 1, të këtij vendimi, të konvertohet në lekë, në bazë të kursit të këmbimit të bankës ku është depozituar shuma, në datën e kryerjes së pagesës.
 
3. Shuma e përcaktuar si detyrim në pikën 1, të këtij vendimi, të depozitohet në një nga bankat e nivelit të dytë, në emër të ankuesve, z. Sherif Delvina, z. Ahmet Delvina dhe znj. Fatime Delvina, në vlerë proporcionale me detyrimin që ka shteti shqiptar ndaj ankuesve, sipas vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, datë 15.1.2013, për ankimin nr.49109/06, “Delvina kundër Shqipёrisё”.
 
4. Pagimi i shumës së depozituar, sipas pikës 3, të këtij vendimi, në favor të ankuesve, z. Sherif Delvina, z. Ahmet Delvina dhe znj. Fatime Delvina, të bëhet nga Ministria e Financave, pas paraqitjes së dokumentacionit ligjor të nevojshëm për kryerjen e pagesave nga buxheti i shtetit. Afati i zbatimit të këtij vendimi është pagesa në transhin e parë të pagesës së detyrimeve të prapambetura, mbështetur në strategjinë për parandalimin dhe shlyerjen e detyrimeve të prapambetura.
 
5. Efekti financiar, i parashikuar në pikën 1, të këtij vendimi, të përballohet nga buxheti i shtetit, zëri  “Detyrimet e prapambetura”.
 
6. Ngarkohen Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.
 
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
 
K R Y E M I N I S T R I
 
EDI RAMA

 

 

VENDIM PËR EKZEKUTIMIN E VENDIMIT TË GJYKATËS EVROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT, DATË 15.1.2013, PËR ÇËSHTJEN NR.63756/09, “THEMELI KUNDËR SHQIPЁRISЁ”
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 46, të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, ratifikuar me ligjin nr.8137, datë 31.7.1996, “Për ratifikimin e Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore”, të ligjit nr.9936,         datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 10, të ligjit nr.185/2013,  “Për buxhetin e vitit 2014”, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:
 
7. Ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, datë 15.1.2013, për çështjen nr.63756/09, “Themeli kundër Shqipёrisё”, në shumën 3 900 (tre mijë e nëntëqind) euro, si dhe pagesën e tatimit mbi të ardhurat për dëmshpërblimin.
 
8. Vlera e përcaktuar si detyrim në pikën 1, të këtij vendimi, të konvertohet në lekë, në bazë të kursit të këmbimit të bankës ku është depozituar shuma në datën e kryerjes së pagesës.
 
9. Shuma e përcaktuar si detyrim në pikën 1, të këtij vendimi, të depozitohet në një nga bankat e  nivelit të dytë, në emër të ankuesit, z. Jorgji Themeli, në vlerën që shteti shqiptar i detyrohet ankuesit, sipas vendimit të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, datë 15.1.2013, për çështjen nr.63756/09, “Themeli kundër Shqipёrisё”.
 
10. Pagimi i shumës së depozituar, sipas pikës 3, të këtij vendimi, në favor të ankuesit, z. Jorgji Themeli, të bëhet nga Ministria e Financave, pas paraqitjes të të gjithë dokumentacionit ligjor të nevojshëm për kryerjen e pagesave nga buxheti i shtetit. Afati i zbatimit të këtij vendimi është pagesa në transhin e parë të pagesës së detyrimeve të prapambetura, mbështetur në strategjinë për parandalimin dhe shlyerjen e detyrimeve të prapambetura.
 
11. Efekti financiar, i parashikuar në pikën 1, të këtij vendimi, të përballohet nga buxheti i shtetit, zëri “Detyrimet e prapambetura”.
 
12. Ngarkohen Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.
 
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
 
K R Y E M I N I S T R I
 
EDI  RAMA

 
 

 

VENDIM PËR EKZEKUTIMIN E VENDIMIT TË GJYKATËS EVROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT, DATË 15.1.2013, PËR ÇËSHTJEN NR.13620/10, “TUSHAJ KUNDËR SHQIPЁRISЁ”
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 46, të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, ratifikuar me    ligjin nr.8137, datë 31.7.1996, “Për ratifikimin e Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore”, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 10, të ligjit nr.185/2013, “Për buxhetin e vitit 2014”, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:
 
13. Ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, datë 15.1.2013, për çështjen nr.13620/10, “Tushaj kundër Shqipёrisё”, në shumën 1 300 (një mijë e treqind) euro, plus edhe çdo taksë që mund të jetë e tatueshme në lidhje me dëmin moral, shumën prej 500 (pesëqind) eurosh si dhe pagesën e tatimit mbi të ardhurat për kostot dhe shpenzimet. Vlera në total e detyrimit është 1 800 (një mijë e tetëqind) euro.
 
14. Vlera e përcaktuar si detyrim në pikën 1, të këtij vendimi, të konvertohet në lekë, në bazë të  kursit të këmbimit të bankës ku është depozituar shuma, në datën e kryerjes së pagesës. 
 
15. Shuma e përcaktuar si detyrim në pikën 1, të këtij vendimi, të depozitohet në një nga bankat e nivelit të dytë, në emër të ankuesit, z. Lekë Tushaj, në vlerën që shteti shqiptar i detyrohet atij, sipas vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, datë 15.1.2013, për ankimin nr.13620/10, “Tushaj kundër Shqipёrisё”.
 
16. Pagimi i shumës së depozituar, sipas pikës 3, të këtij vendimi, në favor të ankuesit, z. Lekë Tushaj, të bëhet nga Ministria e Financave, pas paraqitjes së të gjithë dokumentacionit ligjor të nevojshëm për kryerjen e pagesave nga buxheti i shtetit. Afati i zbatimit të këtij vendimi është pagesa në transhin e parë të pagesës së detyrimeve të prapambetura, mbështetur në strategjinë për parandalimin dhe shlyerjen e detyrimeve të prapambetura.
 
17. Efekti financiar, i parashikuar në pikën 1, të këtij vendimi, të përballohet nga buxheti i shtetit, zëri “Detyrimet e prapambetura”.
 
18. Ngarkohen Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.
 
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”. 
 
K R Y E M I N I S T R I
 
EDI  RAMA




Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lirimi i Berishës nga arresti shtëpiak, Dash Sula për Report Tv: Pati impakt edhe fitorja e Trump! Pa të, PD do ishte varrosur

Lirimi i Berishës nga arresti shtëpiak, Dash Sula për Report Tv: Pati impakt edhe fitorja e Trump! Pa të, PD do ishte varrosur