DURRËS - CEZ Shpërndarje dërgon për ndjekje penale 14 abonentë abuzues në Golem prej mospagimit nga ana e tyre prej vitesh të faturës së energjisë elektrike.

Brenda 24 orëve, janë bërë prerje të enegjisë elektrike për 2810 debitorë dhe 65 lidhje të paligjshme, duek u vendosur 65 gjoba për abuzuesit me rrjetin elektrik.

Kreu i CEZ Shpërndarje, Sahit Dollapi dha për të gjithë abonentët problematikë një mesazh të qartë, se ata nuk do të tolerohen më. "Tolerancë zero për debitorët dhe abuzuesit”, tha Dollapi.

Në 1 ditë, arkëtimi në total në gjithë vendin ka qenë 1.5 milionë USD.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)