TIRANE - Pas vendimit të qeverisë shqiptare për heqjen e licencës së kompanisë çeke që operon në Shqipëri, CEZ-Shpërndarje, Kryeministri i Çekisë, Petr Necas deklaron se “nuk do t’ia harrojmë këtë Shqipërisë, do ta kujtojmë në momentin kur të flitet për integrimin në Bashkimin Evropian”.
Kryeministri i Çekisë, Petr Necas ka kërcënuar se largimin e kompanisë CEZ nga Shqipëria do e lidhë me integrimin e Shqipërisë në BE, duke dhënë kështu sinjale se vendi i tij do të bllokojë hapat e mëtejshëm të integrimit të Shqipërisë.
Edhe pse vetë Qeveria e Sali Berishës nuk po hedh hapa para drejt integrimit, Shqipëria ka krijuar kështu një armik brenda bllokut.
“Republika Çeke nuk mund të injorojë qasjen e Shqipërisë ndaj një investitori çek në kontekstin e aspiratës së Shqipërisë për t’u integruar në BE”, -tha Necas.
“Vendimi i autoriteteve shqiptare për të hequr licencën e CEZ, investitorit më të madh çek në rajon, është një sinjal shumë negativ”, -shtoi kryeministri i Çekisë.
“Kjo lëvizje hedh dyshime mbi angazhimin e supozuar të Shqipërisë për zbatimin e ligjit dhe shpresat se një ditë mund të bashkohet me Bashkimin Europian”, -vijoi kryeministri çek.
CEZ bleu rrjetin e shpërndarjes së energjisë në Shqipëri në vitin 2009 për 102 milionë euro dhe investoi 90-100 milionë euro për riparimet dhe zgjerimet. Prej kohësh CEZ është përplasur me autoritetet shqiptare në lidhje me disa çështje.
Redaksia Online
(Gre.M/gk/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

ERE i hoqi licencë, Sahit Dollapi administrator shtetëror