KUKES - Autostrada Kukës - Morinë, është bllokuar përreth 4 orë nga banorët e 3 fshatrave të Kukësit në shenjë proteste kundër ndërprerjes së energjisë.
Për të dytën ditë radhazi tek vendi i quajtur “Fushorja e Uzinës”, banorët e fshatrave Tërthore, Shtiqen dhe Bicaj kanë zgjedhur bllokimin e rrugës si mënyrën për të shprehur indinjatën dhe protestën e tyre, duke shkaktuar radhë të gjata automjetesh dhe duke e kthyer në ankth udhëtimin për qytetarët të cilët udhëtojnë nga Shqipëria në Kosovë dhe anasjelltas.
Për shkak të pritjes së gjatë në rrugë, drejtuesit e disa automjeteve kanë tentuar të vijojnë rrugën duke iu afruar me makinat e tyre grupit të protestuesve, por këta të fundit janë kundërpërgjigjur duke qëlluar me gurë.
Sipas korrespondentit të Shqiptarja.com në Kukës, Bekim Lekica, banorët e këtyre fshatrave fillimisht janë futur në oborrin e nënstacionit elektrik të qytetit dhe më pas i janë drejtuar autostradës Kukës-Morinë duke e bllokuar për të paktën 4 orë atë.
Kompania CEZ njoftoi se kishte ndërprerë energjinë për debitorët, por pasi banorët rrethuan nënstacionin elektrik, për të shmangur incidentet u bë stakimi i energjisë në nënstacion dhe për pasojë mbeti pa energji qyteti i Kukësit dhe ai i Hasit.
Banorët që nuk paguajnë energjinë elektrike kanë deklaruar se derisa të marrin dëmshpërblimin për tokat e zëna nga liqeni i hidrocentralit të Fierzës nuk do të pranojnë të paguajnë energjinë elektrike.
Gjatë ditës së sotme ka pasur protesta edhe në Lezhë, ku banorët e komunës Kolsh protestuan për mungesën e energjisë elektrike duke bllokuar autostradën Lezhë-Shkodër.
Forcat e policisë kanë ndërhyrë duke hapur kalimin e mjeteve, ndërsa turma është shpërndarë në mënyrë paqësore në fund. Por banorët premtuan se do të rikthehen sërish në protestë dhe në bllokimin e rrugës nëse energjia elektrike nuk rikthehet.
(jd/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com